"Varrosja" e arsenikut, protestojne banoret
Nisja e zbatimit te projektit per groposjen e arsenikut ka sjelle reagim te ashper nga komuniteti i Fierit. Te mbeshtetur edhe nga deputeti i LSI-se, Dritan Prifti, qindra banore te fshatit Zhupan, te komunes Qender, ne rrethin e Fierit, si dhe te lagjeve "16 Prilli", "Kryengritja e Fierit" dhe "11 Janari" te qytetit te Fierit, kane dale ne proteste perpara mjediseve te ish-Azotikut. Hapja e nje grope gjigante, ku do te groposen rreth 800 tone arsenik i ngurtesuar ka shkaktuar zemerimin e njerezve, te cilet thane se ndihen te pasigurt qe te jetojne bri helmeve. Sipas projektit, arseniku duhej te "varrosej" brenda ndermarrjes, por zgjerimi i gropes deri prane zones se banuar, ka irrituar qytetaret. Protesta e banoreve ka zgjatur afro 2 ore . Gjate kesaj proteste punonjesit qe po hapnin gropen kane braktisur punimet dhe jane larguar. Landfildi per groposjen e arsenikut eshte miratuar nje vit me pare nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, por nuk ka marre aprovimin e Keshillit te Qarkut. Nderkohe Ministria e Mjedisit ka ngarkuar nje firme finlandeze te vijoje me punimet, cka ka shkaktuar protesten e banoreve.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj