E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vasil Shanto" behet me palester te re

Femijet e shkolles 9-vjecare "Vasil Shanto" do te nisin vitin e ri shkollor me nje palester te re. Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama inspektoi ecurine e punimeve ne kete palester, kete fillim jave. Ai e cilesoi nderhyrjen ne permiresimin e mjediseve sportive nje nga iniciativat e rendesishme te Bashkise se Tiranes, dhe u shpreh se jane rreth 9000 metra katrore siperfaqe e re palestrash do te ndertohen. Shkolla "Vasil Shanto" eshte rikonstruktuar totalisht ne vitin 2000. Palestra eshte konceptuar ne planimetri ne forme te rregullt gjeometrike dhe eshte e mbuluar me nje strukture te ngritur prej elementesh metalike dhe panelesh, nje pjese e te cilave te tejdukshem per efekt te ndricimit natyral. Palestra ka dy hyrje nga faqja e perbashket me ndertesen e shkolles te cilat zbresin me dy rampa shkallesh per ne kuoten e terrenit sportiv.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›