Mamografia zbulon 260 gra me kancer
Nese nuk do te ishin ekzaminuar me ane te pajisjes se Mamografise, ka shume mundesi qe 260 gra, do te kishin pasoja per jeten. Projekti INTERREG 3 ka mundesuar ekzaminimin falas te tyre, ndaj kjo ka qene njera nga arsyet qe grate kane preferuar t'i nenshtrohen kontrollit te asaj aparature. Keshtu, pasi jane ekzaminuar, ka rezultuar se 260 nena kane qene me kancer ne gji.
Ekzaminimet
Ne total, mesohet te jene bere rreth 10 mije ekzaminime falas ne kater aparaturat e mamografise, te instaluara vitin e kaluar ne Tirane, Durres, Vlore dhe Shkoder. Instalimi u be ne kuader te programit INTERREG III, Shqiperi- Itali, i financuar me nje vlere prej 7 milion eurosh nga Komuniteti Evropian, permes Agjencise Rajonale Sanitare te Pulias (Itali). Keshtu, nga keto ekzaminime, ka rezultuar se 260 gra te kene qene bartese te kancerit te gjirit, ne formen beninje dhe malinje te tij. Sipas burimeve nga Ministria e Shendetesise, grate kane pohuar se nuk kane pasur ndermend te ekzaminoheshin, sepse ne fakt nuk kishin verejtur pergjithesisht ndonje shqetesim, megjithate e kane bere nje gje te tille, nisur edhe nga ana financiare. Mamografia mund te kryhet kundrejt asnje pagese, ndaj nje gje e tille i ka joshur pacientet. Kanceri i gjirit, pergjithesisht shfaqet fillimisht pa ndonje simptome, cka nuk i lejon grate ta kapin ne kohe ate. Por, me berjen e mamografise thjesht per kontroll, edhe pa pasur shqetesime, shanset per t'u semurur ulen.
Sensibilizimi
Drejtori i Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise, Bardhi Spahia shprehet se numri i ekzaminimeve falas deshmon per nje sensibilizim te grave per diagnostikimin ne kohe, si trajtimi me i suksesshem i kancerit te gjirit. Por, nga ana tjeter ai u bere thirrje grave qe te tregohen me bashkepunuese me mjeket, pasi permes projektit u jepet mundesia qe te ekzaminohen ne kohe. Kabinetet e mamografise ne rrethe jane ngritur ne kuader te projektit INTERREG III, me kerkesen e Ministrise se Shendetesise, me qellim shtrirjen e ketij sherbimi ne shkalle kombetare. Prane ketyre kabineteve funksionon edhe sherbimi echografik i gjirit, i cili ploteson dhe ndihmon diagnostikimin e sakte dhe ne kohe te patologjive te gjirit. Ekzaminimi mamografik ofrohet edhe nga rreth 10 kabinete private. Sfida e sistemit shendetesor, sipas specialisteve te Ministrise se Shendetesise, eshte shtrirja dhe funksionimi i ketij sherbimi si hap i pare ne te gjitha qendrat e prefekturave dhe me pas ne te gjitha rrethet si dhe rritja e treguesve te perdorimit te ketyre kapaciteteve, e lidhur ngushte kjo me forcimin e fushatave sensibilizuese dhe informuese per popullaten. Kanceri i gjirit eshte kanceri qe ndeshet tek grate. Cdo vit, rreth 185 mije gra ne Evrope shfaqin kancer te gjirit dhe rreth 44 mije vdesin per shkak te kesaj semundjeje. Mbrojtja dhe kujdesi, sipas mjekeve, do te thote 97 per qind kurim. Ne fazat e para pjesa me e madhe e kancereve te gjirit mund te kurohet.
Keshilla
Mamografine duhet ta beje cdo grua, pavaresisht se nuk ka shqetesime, pasi eshte procedure ekzaminimi rutine. Ajo rekomandohet qe te moshat mbi 35 vjec, mamografia te kryhet cdo dy vjet. Nderkohe rekomandohet te behet 3-5-7 dite pas ciklit menstrual.
Prekja
Me te predispozuara per t'u prekur nga kanceri i gjirit jane grate mbi moshen 45 vjec, ato qe kane pasur tumore gjinekologjike, grate qe nuk kane lindur femije. Grate qe nuk kane lindur femije para moshes 35 vjece, jane tre here me shume te predispozuara per nje kancer te gjirit, sesa grate qe kane lindur ne moshen 18 vjece