E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Paskuqanit, kapet autori

TIRANE - Vihet ne pranga nje nga autoret e vrasjes se te riut, Ervis Capo. Gjate mengjesit te dites se djeshme Policia e Tiranes, ka vene ne pranga Shukri Damzin, 28 vjec, nga Kamza, pasi ne bashkepunim dhe me nje tjeter person, qelluan me mjete te forta ne koke, duke i sjelle vdekjen 27-vjecarit Capo. Shukri Damzi, 28 vjec, banues ne Kamze prane Tiranes, eshte arrestua dje efektivet e seksionit Kunder Krimeve te Jetes dhe Shendetit, thane burime zyrtare nga Policia e Tiranes. Ervis Capo, u vra duke u goditur me kacavide, pas nje sherri banal per nje te gervishtur te makines gjate rruges. I riu sapo kishte derguar te fejuaren ne shtepine e saj, kur me pas ka ndodhur dhe vrasja. Capo, do te martohej per nje jave, por zenka e ndodhur ne vendin e quajtur Paskuqan 2, i mori jeten, duke mos mundur qe te merrte gruan qe sapo e kishte cuar ne shtepi.

ARRESTIMI

Vrasja qe ndodhi dy jave me pare ne qender te Paskuqan 2-shit, ka cuar ne pranga nje nga autoret e saj. Ne oret e para te dites se djeshme eshte arrestuar Shukri Damzi, 28 vjec me banim ne Kamze, pasi akuzohet se se bashke me Arben Docin, pas nje zenke banale, qelluar per vdekje Ervis Capon. "I arrestuari akuzohet se pas nje konflikti per motive te dobeta i mori jeten 27-vjecarit Ervis Capo, me banim ne lagjen e Alliasit", thane dje, burimet zyrtare te policise se kryeqytetit. Autoret, u identifikuan nga strukturat e hetimit te krimit te policise se Tiranes menjehere pas ndodhjes se krimit, por u ndalua vetem pak dite pas ngjarjes. Deshmitaret okulare ne vendngjarje, kane ndihmuar menjehere te demtuarin Ervis Capo duke i dhene ndihmen e pare mjekesore, dhe derguar ate ne Spitalin Ushtarak Tirane, por nuk mundi te mbijetonte.

VRASJA

Ngjarja ndodhi me 19 korrik kur 28 - vjecari Shukri Damzi, pas nje grindjeje te castit, goditi me sende te forta viktimen e tij Ervis Capo, ne prani te nje personi te dyte per te cilin nuk ka ende te dhena per shkallen e implikimit. Deshmitaret okulare ne vendngjarje, ndihmuan te demtuarin Ervis Capo duke i dhene ndihmen e pare mjekesore dhe derguar ate ne Spitalin Ushtarak Tirane. Capo gjeti vdekjen ne spital dhe pas nderhyrjes se menjehershme mjekesore. Nga hetimet, u hodhen dyshimet se vrasja erdhi pas nje konflikti te nisur mes dy te rinjve, prane nje dyqani buke. Autori e qelloi viktimen e tij me nje kacavide ne mes te rruges, fare prane rruges duke i shkaktuar plage te renda. E gjithe ngjarja ndodhi ne mes te dites dhe ne vend te rrahur nga banoret e zones. Tani, pasi ra ne pranga, 28-vjecari Damzi akuzohet per konsumim te vepres penale te "Vrasjes me dashje", e kryer ne bashkepunim. Nderkohe nuk ka ende te dhena per bashkautorin e dyshuar te krimit.

Te rinjte u zune per nje gervishtje makine

Brenda pak oresh pas ngjarjes se rende te 19 korrikut, grupi hetimor mundi te identifikonte dy autoret e dyshuar kryesor te vrasjes se Ervis Sapaj. Uniformat blu moren ne pyetje deshmitaret e ngjarjes te cilet kane zbardhur dhe motivin e ngjarjes, ate te sherrit te ndodhur per shkak te nje gervishtje makine. "Nje prej autoreve te dyshuar banon vetem pak metra larg vendit te ngjarjes, ndersa tjetri ne fshatin Berxhull te Tiranes. Policia po punon per kapjen e tyre. Nga hetimet e para rezulton se ngjarja ka ndodhur pas nje grindje te castit mes autoreve dhe te demtuarit qe dyshohet te kete qene per shkak nje gervishtje makine" bene te ditur burimet policore. Forcat e policise u vune ne ndjekje te autoreve nje prej te cileve u ndalua mengjesin e djeshem. Nje furgon policia qendronte prane baneses se njerit prej autoreve ne Paskuqan ndersa nje tjeter ne Berxulle. Dy personat kane dale nga makina dhe pasi kane shkembyer disa fjale me 27-vjecarin e kane goditur ate me kacavide ne koke duke e lene te plagosur ne automjet. Pasi masakruan te riun dy personat u larguan me shpejtesi duke u shpetuar prangave te policise. Trupi i pa jete i 27-vjecarit Ervis Capo u transportua ne morg ku pas pergjigjes vdekja e te riut, kishte ardhur per shkak te goditjeve me kacavide.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›