Zjarret, kater vatra ne pak ore, rrezikohet burgu i Kosoves
TIRANE - Disa zjarre kane rene dje ne disa qytete te vendit. Keshtu nje zjarr ka perfshire zyrat e levizjes "Mjaft" pak minuta me pare, duke rrezikuar ndertesen. Burimet nga vendi i ngjarjes thane se, zjarri ka rene nga mbingarkesa, ne sahatin e matjes se energjise elektrike. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te policise dhe te zjarrfikeses. Flaket jane vene menjehere nen kontroll, nderkohe qe nuk ka pasur te lenduar. Por dje, nje person i kane vene flaken mbeturinave, por zjarri ka rrezikuar seriozisht Uren e Bunes ne Shkoder. Policia nuk ka identifikuar ndonje autor, por eshte shprehur se keta kane dashur te djegin mbeturinat e hedhura prane Ures se Bunes, por situata ka dale jashte kontrollit. Banoret, qe kane qene ne ato momente prane ures kane njoftuar te alarmuar policine dhe zjarrfikesit. Zjarri eshte shuar shpejt. Nje vater tjeter flakesh tjeter ka pasur dhe ne Belsh ne rrethin e Elbasanit, ku eshte djegur nje siperfaqe e madhe me peme frutore dhe ullishta. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur zjarrfikes, efektiva policia dhe e kane vene nen kontroll flaket. Dy zjarre te tjera kane rene dhe ne Lushnjes. Flaket e para jane pare ne fshatin Kosove te ketij rrethi, nderkohe qe me pas zjarr ka rene dhe ne afersi te spitalit te qytetit. Zjarri i rene ne Kosove, ka rrezikuar dhe burgun e Kosoves, pasi flaket kane mberritur deri ne murin rrethues te tij. Per te shuar flaket jane mobiluara forca te shumta. Nderkohe qe tek spitali jane djegur disa shkurre. Policia po heton per shkaqet e renies se flakeve. A. Cena