Arben Ivanaj, përballë Berishës
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, përballë kreut të Ekzekutivit është ulur zëvendësministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj. Ai ka zëvendësuar në këtë mbledhje ministren e këtij institucioni, Anila Godo. Vetëm dy ditë më parë, në ekranin e emisionit "Fiks Fare" në "Top Channel" janë shfaqur pamjet ku Ivanaj, numri dy i shëndetësisë, në festën e fundvitit të këtij institucioni është shfaqur duke kërcyer mbi karrige teksa zbulonte pjesë të vetes së tij. Këto pamje janë shpërndarë më pas me shpejtësi falë teknologjisë së fundit.