E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Denoncojme skandalin e Rames, mashtroi me PSE

Levizja Socialiste per Integrim ka pergenjeshtruar mundesine e miratimit te nje rezolute nga Kongresi i Partive Socialiste Evropiane. Ekzistencen e miratimit te nje qendrimi nga PSE per zhvillimet politike ne vendin tone, eshte bere i ditur dy dite me pare nga zyra e shtypit te Partise Socialiste, ku sipas tyre, te pranishmit kane dhene pelqimin e te pjesemarresve per qendrimin e selise roze. Permes nje komunikimi per mediat, sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili, e cilesoi kete ceshtje si skandal dhe mashtrimin e radhes. "Denoncoj skandalin dhe mashtrimin e radhes, tashme ne mode ne politiken e Edi Rames dhe te Partise Socialiste, lidhur me gjoja nje rezolute te miratuar ne Kongresin e fundit te Partive Socialiste Evropiane", u shpreh Vasili. Duke vijuar me tej, ai tha se te gjendur ne veshtiresi te medha per arsye te nje bojkoti vetevrases, Edi Rama ka arritur ne marrezine e tij politike qe te shpike edhe veprime qe nuk kane ndodhur kurre, edhe rezoluta qe nuk kane ekzistuar kurre. Sipas tij, eshte e qarte qe Edi Rama ka demonstruar sjelljen me te papergjegjshme dhe me skandaloze, duke iu referuar dhe mashtrimeve te medha publike te karakterit te larte politik. "Ne konferencen e fundit te Partive Socialiste Evropiane nuk eshte miratuar asnje rezolute per Shqiperine, perkundrazi delegacionit te Partise Socialiste drejtuar nga Edi Rama i eshte bere thirrje e qarte publike qe t'i jap fund bojkotit, te shkoje sa me pare ne Parlament, debati parlamentare dhe cdo veprim tjeter i karakteri politik te kryhet ne sallen e Parlamentit", beri te ditur sekretari i Pergjithshem i LSI. Vasili vleresoi se ky skandal dhe mashtrim i radhes, sigurisht qe eshte pjelle e nje momenti shume te veshtire, te nje situate pa rrugedalje dhe te nje nderthurje te shemtuar, sic po behet e qarte dhe publikisht, te interesave te politikes se keqe dhe politikes se piste. Ai tha se kjo ngjarje eshte goxha me i turpshem se skandali i dy diteve me pare, ku ne konferencen e punes me perfaqesuesit me te larte te Partive Socialiste Evropiane, zoti Rama u ngrit dhe doli jashte ne momentin kur zoti Meta po mbante fjalen e tij, pasi zoti Rama kish mbajtur fjalen e tij. Duke treguar qarte me nje veprim te tille, vijoi zyrtari i larte i LSI, nje sistem sjelljesh te pagdhendura qe s'kane te bejne fare me sjelljet evropiane, por dhe demonstrimet e nje njeriu qe eshte ne nje krize te madhe psikologjike, por edhe politike pa rrugedalje. "Duke denoncuar keto veprime ne vazhdojme te deshmojme deshiren tone per dialog parlamentar, i riperserisim ftesen Partise Socialiste qe te rikthehet ne Parlamentin Shqiptar si i vetmi vend ku aspiratat europiste te Shqiperise dhe te opozites realizohen dhe ti japin fund deklaratave dhe sulmeve te njepasnjeshme qe po cudisin jo vetem Shqiperine, por dhe mbare Evropen", apeloi Petrit Vasili. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›