E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Do të këmbëngulim për rishikimin e Kushtetutës

''Atë që ne kërkojmë me insistim nga bashkëpunimi ynë me Partinë Demokratike është referendumi popullor për Kushtetutën dhe rishikimi me në tërësi i korpusit kushtetues, nëse ai i qëndron situateve të reja që janë krijuar, apo duhet të ndryshohen pjesë integrale të saj”, ka thënë Vasili.

Ai ka shtuar se “këtë do ta kërkojmë me insitim në bisedime jo vetëm me Kryeminstrin Sali Berisha, por edhe me të gjitha forcat politike në Shqipëri, pasi Kushtetuta nuk është pronë e politikës, por e gjithë popullit shqiptar”.

Duke folur për ndryshimet për Kodin Zgjedhor, Vasili theksoi se “këto ndryshime u propozuan nga PS me tendencë të qartë për të eleminuar LSI-në“. Ndaj vijoi ai, ne do të propozojmë një Kod Zgjedhor për të prodhuar aq mandate sa populli jep votën.

"Ne pamë se ky kod, prodhon më shumë mandate për atë forcë politike që është votuar më pak dhe kjo është e papranueshme për ne, pasi ka rënë demokracia në vend. Principi bazë që shumica vendos tashmë është inekzistent“.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›