Meta: Koalicioni PD-LSI, do të funksionojë
“Shqipëria kishte nevojë për stabilitet dhe për mesazhe stabiliteti që s’mund të cenohej nga një kuti në Libofshë apo Mbrostar”, u shpreh Meta. Ai rrëfeu se kishte patur një kontakt telefonik me Berishën disa minuta para thirrjes publike që kreu i PD i drejtoi LSI-së. Meta tha se koalicioni i ri qeverisë do të jetë funksional për katër vitet në vijim dhe nuk do të ketë asnjë pengesë në qeverisje, që sipas tij bashkohet në disa programe të përbashkëta që ka synim PD-ja dhe LSI-ja.
“Koalicioni PD-LSI do të funksionojë. Nuk kanë rëndësi emrat e qeverisë, por pikat e programit. Një program që fokusohet të punësimi, pavarësia e institucioneve ligjore e gjyqësori, kodi i ri zgjedhor që do të miratohet edhe në bazë të konsultave të OSBE-ODIHR. Koalicioni ynë me PD është i detyruar të funksionojë për katër vjet”-tha kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Edhe gjatë kësaj interviste, Meta ka hedhur akuza të ashpra ndaj Partisë Socialiste, duke i cilësuar si struktura mafioze. “Struktura mafioze pranë PS-së kanë trafikuar vota nga LSI-ja te PS-ja, duke synuar vazhdimisht asgjësimin e LSI-së. Kodi elektoral që përzgjodhi Rama ishte vetëm për të asgjësuar LSI-në. Vetëm LSI ka të drejtë të pretendojë për vjedhje votash, por s’mund të bashkohesha me PS që ka qenë agresive dhe vjedhëse e votave tona”-theksoi Meta.
Kreu i LSI-së, shtoi se rezultati elektoral nuk mundësonte krijimin e një maxhorance PS-LSI, teksa ka shtuar se një pakt me Ramën do të sillte vetëm kaos dhe s’do të ishte afatgjatë. “Rama më propozoi të bëhesha kryeministër me trafikimin e disa votave nga e djathta, gjë që unë s’mund ta pranoja”, tha Meta i cili e cilësoi si të qartë dhe jo indirekt ftesën e Ramës.
Pyetjes se Ilir Meta kishte qenë dy herë shkaktar i humbjes së PS dhe të majtës në zgjedhje, ky i fundit iu përgjigj se “Nuk e kam lënë unë PS në opozitë, por politika përjashtuese e PS”. Meta gjithashtu, i ka kërkuar Ramës që të japë dorëheqje, sipas standardeve demokratike të lëna nga z. Nano.
Përsa i përket një dorëheqje eventuale të vetë z. Meta, sipas vetë deklarimit të tij para zgjedhjeve se do jepte dorëheqjen nëse nuk fitonte 30 mandate, kreu i LSI u shpreh se “forumet e LSI do të marrin vendimet e duhura në kohën e duhur. Që i bie pas negociatave me z. Berisha për qeverinë e re.”
Tani, e majta shqiptare ka dy funksione madhore, - u shpreh z. Meta, - me LSI në një qeverisje me bazë të gjerë, dhe me PS në një opozitë konstruktive.