E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolumbi, dy të vdekur nga virusi H1N1

Autoritetet kolumbiane konfirmuan vdekjen e një gruaje 28 vjeçe në Bogota dhe të një vajze 13-vjeçare në Soacha, në periferinë jugore të kryeqyetit, për shkak të gripit të derrave, duke e çuar në katër numrin e viktimave nga kjo sëmundje në Kolumbi. Bilanci i pandemisë vazhdon të rritet në Amerikën Latine ku më tepër se 80 vdekje janë regjistruar zyrtarisht, 60 prej të cilëve në Argjentinë dhe 16 në Kili.
Në shkallë botërore, virusi ka prekur 94 512 persona në 136 vende dhe territore, duke shkaktuar 429 të vdekur, mësohet nga bilanci i fundit i publikuar nga Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›