Ruli kërkon mbështetje nga bankat për bujqësinë

"Duhet të rritet prezenca e kreditimit pasi ky sektor tashmë është i qëndrueshëm dhe më i përgjegjshëm kundrejt kthimit të kredisë", tha ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë një takimi me ekspertë të kësaj fushe, "Instrumentet e nxitjes së financimit në bujqësi".
Drejtore Ekzekutive e Unionit të Kursim Kreditit, Zana Konini, një ndër institucionet financiare që krediton bujqësinë, tha se duhet më tepër bashkëpunim mes skemës së financimit privat dhe asaj të mbështetjes shtetërore në këtë sektor. Me gjithë potencialet e mëdha, bujqësia ngelet një sektor i nënkredituar i ekonomisë shqiptare, duke zënë vetëm 1 % të gjithë portofolit të kredisë në vend. /S.Ll/Start/
2011-09-23 15:13