Kuvendi, ende pa konsensus

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, kërkoi nga Partia Socialiste që të bëhet pjesë e reformave të vendit, duke dhënë votën për ligjet me shumicë të cilësuar. Sipas saj, Shqipëria ka humbur dy vite kohë nga bojkoti i opozitës.
“Që Shqipëria të ecë drejt integrimit statusi varet nga opozita. Pa votën tuaj kolegë të opozitës, Shqipërisë mund t’i pengohet integrimi. Unë kam respekt për burrat, ata e mbajnë fjalën nuk gënjejnë. Javë më parë Rama tha se do votojmë, ndërsa 3 ditë më parë tha se nuk do votojmë”, tha Topalli.
Ajo shtoi se do të shqyrtohen të gjitha kërkesat e opozitës, por ajo nuk duhet të bllokojë integrimin e vendit. “Ne jemi të hapur për t’ju dëgjur, do shqyrtojmë edhe kërkesën për rregulloren e Kuvendit. Por integrimi nuk pranon kushte, ne nuk pranojmë kushte për integrimin. Ne nuk vendosim kushte për Shqipërinë. Mazhoranca ka bërë oferta. Si politikane ju ftoj me sinqeritet, votoni ligjet që keni para. Sytë e shqiptarëve janë drejtuar nga kjo sallë. Sot mbajmë përgjegjësi për statusin, të punojmë bashkë, të votojmë bashkë, sot vota juaj do ketë një ndikim. Ti miratojmë këto ligje zotërinj deputetë që të mos themi nesër që pse jemi të fundit. Mos bllokoni Shqipërinë, votoni tani, mos na thoni në 13 tetor pse jemi të fundit, do të mbani përgjegjësi”, deklaroi Topalli.
Ashtu sikurse ka deklaruar kohët e fundit, opozita duket e vendosur që të mos japë votën e saj për ligje që janë shqyrtuar më parë vetëm nga mazhoranca. Kreu u grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, tha se opozita nuk do të votojë asnjë ligj të arnuar.
“Të ulemi të bëjmë një paketë për të luftuar kriminalitetin dhe kjo nis nga reforma në administratë e organeve që luftojnë krimin, të cilin e keni emurëruar ju dhe është përgjegjësi e juaja. Kapja e institucioneve...Nuk duam emër të përveçëm për Avokatin e Popullit. Kur kemi qenë në pushtet kemi pasur dhe shumicën për të zgjedhur Presidentin dhe megjithatë jemi ulur në tryezë për të zgjidhur presidentin konsensual. Jemi gati të ulemi të diskutojmë për të gjitha institucionet e pavarura”, deklaroi Ruçi.
Ai shtoi se duhet të nisë bashkëpunimi. "Jemi këtu për të plotësuar dhe zgjidhur, të negociojmë, të punojmë e të veprojmë. Nuk jemi këtu të riparojmë se kush do të jetë hajduti i radhës në koncensuion .. ne duam që koncensionet të mos ketë korrupsion, Korrupsionin nuk e zgjidh heqja e njeriut”, vijoi ai.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaroi sot në Kuvend se maxhoranca nuk bën pazar me çështjen e integrimit, ndërsa akuzoi opozitën se po bëhet pengesë për reformat. Në fjalën e tij, në seancën e sotme parlamentare, Patozi theksoi se maxhoranca është e hapur për të shqyrtuar çështjet që janë në programet e punës në Kuvend.
"Integrimi për ne, mbetet kryeçështja kombëtare. Sot opozita humbi shansin për të treguar vullnetin politik. Por kjo seancë u faktoi të gjithëve se ku qëndron problemi. Kemi hasur në negociata të reja. Ne zotërinj të pozitës ua themi qartë e pastër: Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me integrimin. Nëse ju e konsideroni tender, nëse mendoni se bashkëpunimi juaj duhet të marrë në këmbim pushtetesh, gaboheni rëndë. Pavarësisht kësaj historie të pakëndshme, ne nuk kemi ndërmend të humbasim durimin dhe ju ftojmë për bashkëpunim", u shpreh Patozi duke iu drejtuar deputetëve të majtë.
Ai theksoi se politika shqiptare ka sot një tjetër mundësi dhe propozoi shtyrjen për më vonë në kalendarin e punës së Kuvendit të ndryshimeve në disa kode (ligje që kërkojnë 3/5 e votave) dhe për të cilat opozita pretendon se duhet të rishqyrtohen në komisione.
Vlen të theksohet se Kuvendi ka shtyrë për javën tjetër miratimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota. Pr/ligjet përfshinin Kodin Penal, Kodin Civil dhe Kode te tjera, por ato nuk mund te miratohen pa votat e opozitës. /S.Ll/Start/
2011-09-22 16:37