E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Ja masat e marra për zonat e izoluara

Personeli mjekësor në kuadër të kujdesit parësor në zonat e prekura nga reshjet e dëborës të jetë në gatishmëri 24 orë për ti shërbyer komunitetit. Kështu ka urdhëruar ministri i shëndetësisë Petrit Vasili I cili gjithashtu i ka bërë thirrje që të sigurohen sasia e nevojshme e medikamenteve sipas listës së miratura për qëndrat spitalore.
 

Ndërsa gratë shtatëzëna 7 muajshe e lart, do të mund të transportohen nëpër qëndrat spitalore për të pasur një kujdes më të veçantë shëndetësor. Për situatë e gripit, në vend ministri Vasili u shpreh se situata mbetet e qëndrueshme.
 

Ndërkohë që është aktivizuar grupi operacional i menaxhimit të fatkeqësisë, ku ka si detyrë të ngrejë ekipe për ndjekjen e problematikës në terren, ai përbëhet nga drejtues të drejtorive teknikë të ministrisë së shëndetësisë dhe specialistë të ISKSH dhe ISHP-së.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›