PS nuk njeh as zgjedhjet e Ballagatit

Erisa Spiropali, nje vajze e re qe doli dje ne podiumin e selise se Partise Socialiste dhe foli ne emer te saj, deklaroi mosnjohjen e zgjedhjeve. Ish-kryetarja e Levizjes "Mjaft", nuk eshte as anetare e thjeshte e PS(!)
Ish-kryetarja e Levizjes "Mjaft" deri pak jave para zgjedhjeve te 28 qershorit, Erisa Spiropali, doli dje ne nje deklarate zyrtare ne emer te Partise Socialiste, duke shprehur qendrimin zyrtare te forces me te madhe te opozites lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve.
Ish-kandidate e PS per deputete ne qarkun e Tiranes, por as edhe nje dite ende, anetare e thjeshte e PS, SPiropali, tha dje se "ne nuk e pranojme rezultatin e zgjedhjeve". Kurse menjehere me pas, premtoi se "do te bejme gjithcka per t'i dhene popullit perfaqesimin e merituar ne te gjitha rruget demokratike ne kete beteje mes dy botesh".
Fitorja e PD ne Ballagat te Fierit, nderkohe, u pershendet pak ore para daljes se Spiropalit, nga kryeministri Berisha gjate nje axhende dje ne jug: "Une shfrytezoj rastin te pershendes nga bregu, zgjedhesit e Ballagatit, te cilet konfirmuan besimin e palekundur te mazhoranca, te ndryshimi i Shqiperise. I garantoj ata se vota e tyre do te shnderrohet ne nje miresi konkrete per cdo fermer te Ballagatit", - deklaroi kryeministri. Kurse atakoi ketu Ramen: "I falenderoj zgjedhesit e Ballagatit per mesimin e shkelqyer qe i dhane Edi Rames, i cili ne arrogancen e tij, ne fodullekun e tij, e ka te veshtire te nxjerre mesime". Berisha, iu drejtua po ashtu Rames ne distance, kur deklaroi: "Ate qe duhet t'i themi ne, ia tha Ballagati, se pse nga parti qe kishte fituar zgjedhjet dy vjet me pare, humbi me 73 per qind, mbeti me 26 per qind dhe do te shkoje drejt 17".
***
Per disa kohe me radhe, kryetare e Levizjes Mjaft, pasi Erjon Veliaj e la ate post kur mori kreun e Levizjes G99 qe drejton akoma, Spiropali e paralajmeroi dje kryetarin e PD se nuk do ta shijoje mandatin qe i dha KQZ koalicionit te djathte si fitues te zgjedhjeve, kur theksoi: "Fitorja e Saliut do te jete disfata e tij".
Per Spiropalin, e cila nisi te inkuadrohej ne PS, disa jave para 28 qershorit (ne prill), por ende dhe sot, as anetare e thjeshte e kesaj partie, "zgjedhjet e vjedhura nuk legalizohen, sepse populli nuk jeton per te mbajtur ne kurriz nje oborr te korruptuarish, qe duan te korruptojne cdo gje dhe te mbreterojne sikur asgje nuk ka ndodhur".
Erisa Spiropali ka folur dje edhe ne lidhje me deklaratat para pak oresh te kryeministrit ne Jug, qe e akuzoi Edi Ramen si nje kryetar pa mandat te PS: Ne asamblene e tij, te cilen e mblodhi megjithese eshte mandat humbur, deklaroi se nuk do te njihte zgjedhjet. Une dua t'i them z. Rama, ketu nga Dhermiu, keto fjale: Ne qofte se ti, nuk njeh popullin tend, kujdes se do te marresh ndeshkimin me te madh te tij dhe ky ndeshkim eshte se ai nuk do te njohe ty fare. Populli eshte i perjetshem, kurse politikanet si ti, jane limonada te perkohshme, qe thartohen ne veren e pare dhe keshtu u thartove edhe ti". Dhe per ta mbyllur kete "sulm" ndaj Rames, Berisha tha: "Le ta leme Edi Ramen ne banesen e humbjes, aty ku e ndryne shqiptaret me 28 qershor. Kurse ne se bashku, le te vazhdojme te kendojme kengen e fitores...".
Duke reaguar per kete qendrim te Berishes, Spiropali, deklaroi: "Partia Socialiste nuk eshte ne ankand dhe Sali Berisha nuk do munde kurre ta bleje opoziten reale dhe as te vendose kryetarin e PS".