Vasili: Më 15 mars me moton "Berisha ik"

Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se opozitarët e vërtetë duhet të dalin në shesh në 15 mars me moton "Berisha ik". Sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike Petrit Vasili tha se çdo minut me Berishën në pushtet është një tragjedi për Shqiperinë. Në 15 mars mbushet plot një vit nga tragjedia e Gërdecit. Si Partia Socialiste ashtu edhe LSI-ja kanë paralajmëruar protesta në të njëjtën ditë në mënyrë të veçuar.