E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Katari, i gatshëm për investime në Shqipëri

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Katar, Kryeministri Berisha u prit në një takim të veçantë nga Kryeministri i Katarit Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani. Në takim, të dy personalitetet e larta diskutuan për marrëveshje që i hapin rrugën investimeve të Katarit në Shqipëri. Të dy homologët u ndalën veçanërisht në projektin e madh të gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) dhe projekte të shfrytëzimit të gazit të lëngshëm dhe depozitave të gazit në Shqipëri. Gjithashtu u bisedua edhe për sa i përket krijimit të një baze për investitorët, nënshkrimin e marrëveshjes për lehtësimin e regjimit të vizave, marrëveshja për taksimin e dyfishtë. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha tha se do të shihet mundësia e hapjes së një përfaqësie diplomatike mes dy vendeve, për të lehtësuar shërbimet dhe bashkëpunimin dypalësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›