E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS fakton keqadministrimin

Tiranë - Partia Socialiste ka reaguar sot pas mungesës së transparencës së qeverisë lidhur me administrimin fiskal për 12 muajt e vitit 2008. Nënsekretari për Programin e PS-së, Ilir Beqja vlerësoi sot se edhe pse kaloi 1/3 e muajit mars, qeveria ende nuk ka publikuar të dhënat zyrtare të administrimit fiskal për janarin 2009. Sipas tij, mosrealizimet në mbledhjen e të ardhurave janë kthyer në fenomen konstant që prej nëntor 2008.

Përfaësuesi i selisë rozë duke renditur të dhëna mbi situatën, theksoi se “në janar 2009, në arkën e shtetit mungojnë 10 milionë USD nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Të ardhurat e mbledhura nga TVSH janë më të ulëta se në çdo muaj të gjysmës së dytë të 2008; mungojnë 3,6 milionë USD nga akcizat. Edhe të ardhurat e mbledhura nga akciza janë më të ulëta se në çdo muaj të gjysmës së dytë të 2008 si dhe mungojnë 3,1 milionë USD nga tatimi mbi fitimin”.

“Nën panikun e humbjes së pushtetit në 28 qershor 2009, qeveria e Sali Berishës ka hequr dorë dhe nga përgjegjshmëria në administrimin e shpenzimeve. Që në muajin e parë të vitit 2009, qeveria ka tejkaluar shpenzimet për pagat me 18 %; për kontribute të sigurimeve shoqërore me 87 % dhe për për subvencione me 14 %”, tha Beqaj.

Ai stoi se një analizë më e thelluar e të dhënave të buxhetit të janar 2009 dëshmon se 89 % e shpenzimeve për investime kanë shkuar për rrugën Durrës – Kukës gjë kjo që tregon se të gjitha punët e tjera publike që Berisha hallkatet të inagurojë nëpër Shqipëri janë të pambështetura me fonde buxhetore dhe kontratat po lidhen vetëm për qëllime elektorale.

“ Në 31 janar 2009 në arkën e shtetit nuk janë më shumë se 80 milionë Euro të ardhura nga privatizimet. Sali Berisha duhet të sqarojë publikisht pse nuk është e regjistruar në raportimet fiskale të shtetit e gjithë shuma e parave nga privatizimi sipas tij i suksesshëm i ARMO-s. Sali Berisha duhet të sqarojë publikisht se ku janë edhe 48,7 milionë Euro të tjera”, përfundoi Beqaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›