Vasili: Mjekët pediatër në gadishmëri gjatë festave
Mjekët pediatër do të jenë të parët që do të qëndrojnë në gadishmëri përgjatë natës së ndërrimit të viteve. Për shkak të shtimit të viozave të stinës, abuzimit me ushqimin dhe neglizhencës së prindërve ndaj fëmijëve në netët festive, mjekët në urgjenca do të jenë në punë gjatë dhe pas viti të ri.
Ministri i shëndetësisë Petit Vasili i u dha urdhër bluzava të bardha për gadishmërinë në punë, ndërsa në anën tjeter u bëri apel prindërve të mos neglizhojnë shëndetin e fëmijëve të tyre dhe ti drejtohen mjekëve në rastin e parë të shfaqes së simptomave.
Ministri i shëndetësisë ishte i pranishëm në inagurimin e pediatrisë së re në QSUT. Ambjentet e reja,të cilët janë investuar nga Vodafone do tu shërbejnë fëmijëve për trajtimin sa më të mirë shëndetësore të vegjëlve.