Megatek bën 2 vjeç, feston me ulje çmimesh deri në 50%
Hipermarketi Megatek festoi mes ofertash të shumta dy vjetorin e hapjes së tij. Për të kremtuar këtë ditë të shënuar megatek ka ofruar për të gjithë klientët e tij oferta fantastike, ku mbi 2600 artikuj vijnë me 50% ulje.
Kjo ditëlindje e dytë e Megatekut do të shoqërohet me tre ditë fesë, superoferta dhe aktivitete të tjera festive. Këto ditë është shënuar një fluks i madh personash, të cilët nxitojnë të bëjnë blerjet e fundvitit në këtë market të madh, ku mund të gjejnë githçka nën një çati.
Drejtuesit më parë kishin premtuar se kulmi i ofertave do të arrinte në datat 29 dhjetor dhe presidenti Dionis Teqja shprehet se e ka mbajtur premtimin. Presidenti i hipermarketit Megatek premton për të gjithë klientët se përgjatë vitit 2012-të numri i artikujve të rinj do të shtohet me 5 000 mijë, duke e çuar kështu numrin e artikujve që tregëtohen në 42 mijë.
Ndërkohë që për të festuar sa më mirë festën e ndërrimit të viteve, drejtuesit e Megatek, kanë dhuruar për klientët më të rregullt një kupon me vlerë 30 mijë lekë të rinj.
Përgjatë një muaji hipermarketi megatek ka pritur ndryshe festat e fund vitit, duke bërë ulje për dhjetëra dhe qindra artikuj dhe duke ofruar programe argëtuese për fëmijët, përmes animatorëve.