E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia miraton buxhetin, të majtët lënë sallën, kioskat e Kunatit do mbeten aty gjithë vitin

Share

-Miratohet projekti për kioskat e kunatit, të cilat nuk do shkulen më nga pedonalja

Miratohet buxheti i Bashkisë për vitin 2012 mes debatesh që kanë vazhduar mbi 6 orë, deri në orët e vona të natës. Miratimi ka ndodhur në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, ku mes diskutimeve dhe polemikave buxheti u miratua me votat e vetë mazhorancës. Që në fillim të mbledhjes, pjesa më e madhe e këshilltarëve socialistë kanë braktisur sallën pasi nuk kanë qenë dakord me rendin e ditës, madje as nuk kanë votuar pro tij.

Këtu kemi një  shkelje të hapur të transparencës, sepse ne e kemi marrë ditët e fundit këtë projekt, prandaj ne nuk kemi pasur kohën e nevojshme që të shqyrtojmë me detaje këtë buxhet, u shpreh kreu i Këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi. Më pas shumica e këshilltarëve të majtë kanë braktisur sallën, ndërsa kryebashkiaku Basha është ndalur tek paraqitja me detaje e projekt-buxhetit.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së djeshme të këshillit bashkiak u  miratuan edhe projekt-vendimi për sheshin Italia, për ndërtimin e parkimit nëntokësor, ai për ndryshimin e komisionit të strehimit, projekt-vendimi për kthimin e rrugës pedonale në treg çdo fundjavë.

Në buxhet bie në sy që investimet do të zënë 33%, shifra më e madhe në këto 20 vjet. Duket sikur, pas konsultimeve me qytetarët, këta ti kenë kërkuar Bashkisë vetëm tu bëjë rrugë dhe shtratin e Lanës.

*respublica.al

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›