E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorida Tabaku: Opozita kundër zërit të qytetarëve

Një ditë pas votimit të projektbuxhetit 2012 të bashkisë së Tiranës, nënkryetarja e kësaj bashkie, Jorida Tabaku, lëshoi kritika ndaj opozitës për lëshimin e votës kundër dhe shtoi se ka ardhur koha që çdo anëtar Këshilli të shohë përtej kornizës politike.
 

“Kryetari i Bashkisë falenderon të gjithë qytetarët për kontributin e dhënë në shqyrtimin e buxhetit 2012-të. Siç e dini buxheti i këtij viti u miratua mbrëmë vetëm me votat e mazhorancës , ndërsa opozita votoi kundër tij, duke dalë kundër zërit të qytetarëve. Konflikti politik ka penguar për shumë kohë progresin. Ka ardhur koha që çdo anëtar i këshillit bashkiak të zgjedhë vetë cilën rrugë do të ndjekë, nëse do investojë në të mirë të Tiranës apo jo. Buxheti 2012 krijon bazat për një Tiranë europiane dhe më të zhvilluar si dhe kushte më të mira për qytetarët”- deklaroi Tabaku.
 

Pas orëve të gjata diskutimi, dhe ndërprerjeve të mbledhjes, me 29 votat e maxhorancës në këshill dhe kundërshtimin e 25 të antarëve të opozitës, u miratua mbrëmë projektbuxheti 2012-të. Këshilltarët e së majtës në Bashki e kanë quajtur këtë buxhet si tepër optimal dhe politik. Madje opozita në bashki akuzon se këto fonde nuk janë të shpërndarë në bazë të projekteve.
 

Me një vlerë totale prej 70 milionë dollarësh, buxheti parashikon 50% investime të reja por do të ketë edhe vazhdimësi ndërhyrjesh nga projektet e nisur me herët.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›