Vasili: Përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve humb efektin
Jo të gjitha sëmundjet mund të kurohen vetëm me antibiotikët e dhënë nga faramacistët, çdo qytetar duhet të shkojë te mjeku për të marrë ilaçet e duhura. Ministri i shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në ditën europiane të antibiotikëve që të mos përdorin ato në çdo shqetësim që kanë, pasi përdorimi i shpeshtë e humb efektin.
Por përsa i përket farmacistëve kreu i shëndetësisë u ka bërë thirrje që të mos japin ilaçe pa recetë, por ata që sipas tij duhen ndërgjegjësuar janë vetë qytetarët.