E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau kamerieren në Elbasan, pranga 29-vjecarit

TIRANË- Policia e Tiranës deklaron se ka mundur të arrestojë sot autorin e vrasjes së kamerieres Agniesa Thomai, 23 vjeçe në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur më 22 tetor, kur shtetasi Mirjam Dedja 29 vjec, ka qëlluar me armë zjarri kamerieren e një lokali pranë Universitetit "Aleksander Xhuvani ", me pretendimin se ajo e ka sjellë porosinë me vonesë. Dedja shoqërohej edhe nga një person tjetër në momentin e krimit.

Ndalimi i 29-vjecarit është bërë sot nga blutë e komisariatit nr. 1 në kryeqytet, ndërkohë që mbi të dhe shtetasin tjetër Gazmend Selimaj 38 vjec rëndon akuza e “vrasjes me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Për këtë ngjarja Gjykata e Elbasanit e dënoi Mirjan Dedjan me burg në mungesë, ndërsa u shpall në kërkim ndërkombëtar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›