Vasili: Teknologjia e re ka ulur kohen per vendosjen e diagnozes
Reforma ne shendetesi dhe projektet e realizuara gjate vitit qe po leme pas, kane qene ne qender te bisedes me ministrin e Shendetesise, Pertit Vasili. Ky i fundit ka theksuar se vendosja e aparaturave dhe investimet e bera, se fundmi, ne shendetesi kane bere te mundur qe te ulet numri i diteqendrimit te pacienteve ne spital, pasi diagnozat tashme vendosen edhe brenda nje ore.
Jemi ne fund te vitit, por degjuam se vleresime pozitive vijne nga ambasadori i SHBA-ve, Aleksander Arvizu, vetem pak dite me pare. Eshte hera e pare qe degjojme z. Arvizu te shprehet per nje sektor kaq te rendesishem, sic eshte shendetesia. Si e pritet?
Kjo nuk eshte e rastesishme, pasi Shtetet e Bashkuara te Amerikes nepermjet USAID-it, ne nje menyre te vecante, kane qene prezente per nje kohe shume te gjate ne shendetesine shqiptare dhe ata, jo rastesisht, jane orientuar ne menyre te vecante ne shendetin paresor, si dhe ne pikat me te rendesishme te shendetit publik. Kjo ka pasur nje fokus te madh, ate qe quhet gjithnje e me shume mjekesia kapilare, mjekesia qe u drejtohet shtresave vunerabel. Po keshtu, USAID-i ka qene i fiksuar ne te gjitha praktikat e mira te promovimit dhe te edukimit shendetesor. Kjo pune intensive shumevjecare ka kulmuar, ne dy vjetet e fundit, ne nje seri aksionesh te njepasnjeshme. Doja te kujtoja, ne menyre te vecante, nje nga arritjet qe ne kemi pasur mundesi ta percjellim se bashku: telemedicina ne nivel kombetar, e cila ka krijuar nje mundesi komunikimi dhe shkembimi te eksperiences ne nje menyre dhe kohe te jashtezakonshme, me nje nivel teknologjie shume te madh. Gjithashtu, edhe iniciativa me e fundit qe ne se bashku me ambasadorin amerikan ndame ne Koplik, jo rastesisht, ishte nje iniciative ne 24 rrethe te vendit, pothuajse ne te gjithe territorin per edukimin dhe promocionin mbi temat me delikate te shendetit publik. Kjo pune mjaft intensive, shume e shtrire ne territor, e realizuar me fonde mjaft te kufizuara, ka treguar qe vullneti i mire dhe idete e qarta mund te bejne ndryshime te medha. Njekohesisht, edhe promovimi i projektit te ri qe ne kemi me USAID-in, i cili perseri eshte drejtuar per reformen shendetesore. Ky ka qene nje ndihme e madhe per reformen, ka bere qe drejtime te tilla, pas nje analize te gjate, te motivonin ambasadorin amerikan, i cili ka qene nje ndjekes shume i vemendshem i mjekesise shqiptare, hap pas hapi. Duhet thene qe ai ka qene edhe zgjidhes, lehtesues i mjaft prej elementeve qe promovojne projektet amerikane per shendetesine ne Shqiperi, duke pare edhe motivimin e jashtezakonshem e personelit shqiptar, te arrinte ne konkluzione pozitive, te cilat, sigurisht, jane motivuese. Thene nga perfaqesuesi i nje vendi qe ka mjekesine me te mire ne bote, si amerikanet - te cilet edhe ata u perfshine ne nje reforme te mirefillte ne shendetesi; merr nje lloj vlere te madhe.
Z. Vasili, 2011 kishe padyshim nje sere sfidash ne sektorin e shendetesise. Une do te doja te ndalesha te reforma spitalore, meqenese pergjate ketij viti, i keni kushtuar nje rendesi te vecante. Si ka funksionuar dhe cfare eshte bere deri me tani?
Kjo eshte nje reforme shume e veshtire, por qe ka njohur disa kulme ne keto dy vjet. Ne menyre te vecante, vitin e fundit, sepse kane marre pergjigje disa ceshtje qe kurre me pare nuk e kishin bere nje te tille. ka pasur ceshtje te mbetura pezull, reforma te nisura dhe te lena ne mes, ka pasur mungese te kurajes dhe pse jo, edhe mungese te vullnetit politik. Besoj se ne kete 2-vjecar, disa ceshtje te medha qe kane te bejne me futjen e shendetesise ne hulline e modernizimit dhe nje menaxhimi bashkekohor, kane marre pergjigje te rendesishme. Ne, ne pikepamje infrastrukturore, kemi dhene disa pergjigje shume te forta, ku spitali i ri i urgjencave ishte nje prej tyre lidhur me infrastrukturen dhe teknologjine mjekesore. Aktualisht, po implementojme dhe eshte ne zhvillim te plote pajisja e te gjithe territorit, me te gjithe teknologjite mjekesore te avangardes. Mbyllem, per here te pare, projektin e ri te urgjencave ne te gjithe territorin e vendit. Eshte ne fazen e tij perfundimtare instalimi i akseleratorit linear per neurokirurgjine shqiptare. Po ne QSUT, e cila prodhon mjaft shendet, ne pikepamje te sherbimit spitalor, po qe eshte edhe, jo rastesisht, ne fokusin e vemendjes tuaj mediatike, per nje mije arsye te ndryshme dhe duke qendruar ketu, pa dashur te bej polemike, si minister, por edhe si njohes i mire i shendetesise shqiptare: e rendesishme eshte e gjithe mjekesia qe zhvillohet ne te gjithe territorin. E kam thene edhe me pare, ne rast se prodhohen 6 milione vizita ne kete sistem, QSUT-ja perballon 15 per qind te kesaj ngarkese dhe 85 per qind qe shperndahet ne te gjithe territorin eshte shume e rendesishme. Ne qofte se kjo pjese e territorit nuk do te funksiononte me efikasitet, sic funksionon, do te na gjunjezoheshin edhe spitali, por edhe QSUT-ja. Pra, tere sistemi eshte nje simbioze, ku ecet paralelisht ne te gjitha drejtimet, duke mos neglizhuar asnje prej tyre. Megjithate, te rimarrim edhe nje here per pak kohe. Ne QSUT, ne inaugurojme rehabilitimin dhe funksionimin e gjithe sistemit te ashensoreve ne te gjitha spitalet, nje nga plaget qe ka shoqeruar te gjithe qytetaret, por edhe gjithe gazetaret, kur kane pasur nevoje per spitalin. Eshte ne proces per t'u mbyllur edhe rikonstruksioni i 6-kateshit ose spitali i semundjeve te brendshme. Njekohesisht, sikurse edhe ju e keni percjelle ne momentin e inspektimit, tashme eshte duke perfunduar edhe spitali i djegie-plastikes, nje spital i te njejtit nivel, sa i takon teknologjise dhe infrastruktures, si ai i urgjences, por ne permasa te tjera. Njekohesisht, QSUT-ja i ka dhene nje pergjigje te madhe, sa i takon edhe mbetjeve spitalore, me vendosjen e hidroklaves. Aparaturat e vendosura ne spitalin e ri te urgjencave sjellin nje imazh pothuajse te njejte ose edhe me te mire, ne krahasim me spitalet e vendeve ne rajon. Ne viziten qe patem heren e fundit me kryeministrin Berisha, i cili eshte edhe nje njohes i fushes, arritem te shohim kualitetin e imazheve, gje qe lehteson te njihesh me diagnozen, sepse me kete lloj teknologjie kemi ecur me nje objektiv madhor te reformes, ate qe eshte shkurtimi ne kohe i diagnozes, qe shkurton edhe ditet e qendrimit.
Pamja, infrastruktura dhe teknologjia ofrojne besueshmeri te qytetaret. Pyetja eshte: kjo teknologji, kjo infrastrukture dhe cilesia, si qendrojne ne raport me njera-tjetren, po te kemi parasysh se keni iniciuar trajnimin apo edukimin ne vazhdimesi?
Jam mirenjohes per kete pyetje, pasi eshte hera e pare apo shume rralle e kam degjuar. Ju keni treguar interes per zemren e reformes. Zemra e reformes per mua eshte edukimi ne vazhdim. Ne kemi finalizuar nje vit edukimi, te nje suksesi te jashtezakonshem te mijera mjekeve dhe sapo pata mundesine te firmos edhe programin e akreditimit te mijera infermiereve, qe do te thote i tere sistemi ne sistemin e edukimit ne vazhdim. Koha e shemtuar e braktisjes se librave, e qendrimit larg shkences mjekesore, e qendrimit larg dijeve per teknologjite e reja, ka marre fund dhe sot, e gjithe kjo teknologji ka marre jete dhe jeton mire, sepse shume specialiste, mjeke, po edhe jo vetem, ndiejne kete puls te ri qe rreh ne nje mjekesi, e cila ka filluar te formuloje ambicie te reja. Kjo ka inspiruar gjera qe me pare nuk mund t'i bente. Sot, ne menyre te suksesshme, ka kolege qe punojne me teknika shume fine, si ne okulistike, ORL, maksiofaciali, kardiokirurgjise, ku ne kemi promovuar operacione te foshnja.
Megjithate, nje nga hapat e pare qe ndermoret me te marre postin e ministrit te Shendetesise, ishte sistemi i referimit qe do te shmangte kaosin ne QSUT, por edhe ne qendrat e tjera. Sa eshte realizuar me sukses, ne gjykimin tuaj, por edhe nga inspektimi?
Besoj qe nje pergjigje e kam marre nga ajo pjese e medias qe nganjehere, perpiqet te emfatizoje gjera pa vlere. Eshte e drejta e saj te beje te gjitha interpretimet e mundshme, e cila na ka akuzuar se ka shume formalitete ne sistem. Une do te thosha se sistemi i referimit funksionon dhe funksionon gjithkund, ku qytetari ka komunikimin me mjekun e tij te familjes, me specialistin dhe ate te sherbimit terciar. Marredhenia e mepashme kaotike, ku nje pacient shkonte pa asnje arsye ne spital, per nje problem qe nuk i takonte apo kur nje grup pacientesh, perfundonin ne dyert e mjekeve dhe pastaj, kur nuk zgjidhej se kush kishte nevoje urgjente per sherbim, apo marredhenia ku problemi zgjidhej me para nen dore, ka marre fund. Sot kemi pacientin qe di se duhet te kete nje komunikim me mjekun e tij te familjes, e zgjidh problemin atje, nese problemi zgjidhet dhe ne te kundert, ai ndjek te gjitha hallkat e percaktuara ne sistem. Nderkohe qe ne kemi forcuar kontrollet, si per mjeket, ashtu edhe per qytetaret dhe kushdo qe e ka shkelur, ka marre penalitetet perkatese.
Marre nga ABC NEWS