Agolli: "Një kryetar i mençur s'do ta përjashtonte Islamin nga PS"
Dritero Agolli, nje prej figurave me te spikatura te se majtes shqiptare kundershton vendimin e Partise Socialiste per perjashtimin e deputetit Kastriot Islami. Patriarku i PS-se deklaron se vendime te tilla jane te vjetra dhe te ngjashme me partite e shekullit te kaluar. "Mua keto lloj perjashtimesh me duken te vjetruara, te nxituara, fenomene te partive te shekullit XX, partive konservatore te mbyllura. Keto vendime duheshin gjykuar shume, duheshin vene ne balance dhe s'duhej marre nje moment i caktuar per te bere perjashtimin e dikujt", deklaroi Agolli ne nje interviste per gazeten "Panorama". Patriarku i PS-se, jo vetem kundershton vendimin, por shprehet se nje pjese e deklaratave te Islamit kane qene te drejta dhe ato po zbatohen sot nga Partia Socialiste.
Ai shprehet se "nuk mund te gjykosh nje njeri tjeter, i cili ka shprehur disa mendime, te cilat, per hir te se vertetes, nuk mund t'i thuash se jane te paverteta dhe te pavend. P.sh., ceshtja e bojkotit, te cilen Kastrioti e kishte kritikuar shume, ashtu si dhe une. Faktet treguan se duhej lene shume kohe me pare. Deputetet socialiste u kthyen ne Kuvend, ky ishte qellimi i kritikave te mia, por dhe te Kastriotit...", thote Agolli. Nga ana tjeter, ai thekson se drejtuesit e PS-se duhet te kishin menduar se me largimin e Islamit kane perjashtuar dhe njerezit qe e votojne ate. "Nuk eshte fjala se u perjashtua Kastrioti si individ, por pas tij ka dhe 2-3 mije njerez qe votojne. Dhe cfare ben partia? Perjashton keta votues qe votojne per Kastriotin", thote Agolli. Ish-deputeti i PS-se per disa legjislatura thote se mendimi ndryshe i sherben partise. Agolli thekson se ne demokraci partite nuk mund te jene si repart ushtarak. "Ne demokraci, ku ka decentralizim, njerezit nuk mund te vihen si ne repart ushtarak, qe kur kalon komandanti te gjithe ushtaret rrine gatitu dhe nderojne me grusht. Partia nuk ka disipline te tille formale ushtarake. Ne parti eshte krejt tjeter; nese mua me vjen per te teshtire, une do te teshtij, nuk do ta frenoj veten se mos me perjashtojne", thote Agolli.
DEKLARATA
Mua keto lloj perjashtimesh me duken te vjetruara, te nxituara, fenomene te partive te shekullit XX, partive konservatore te mbyllura. Keto vendime duheshin gjykuar shume, duheshin vene ne balance dhe s'duhej marre nje moment i caktuar per te bere perjashtimin e dikujt", tha Dritero Agolli.