Topi ben dorezimet
Presidenti Bamir Topi ka pranuar dje publikisht para gazetareve se ky eshte mandati i tij i fundit, ne postin e kreut te shtetit dhe takimi i fundit qe ai ben me gazetaret, ne kete cilesi. Kete deklarim ai e ka bere gjate takimit te pervitshem, qe organizon ne cdo fund viti me gazetaret dhe botuesit e mediave. Duke i falenderuar per punen dhe kontributin qe mediat kane ne nje shoqeri demokratike, kreu i shtetit ka deklaruar se pas nje viti, ne kete post do te jete dikush tjeter ne vend te tij. Duke iu drejtuar te pranishmeve ne pritje, Topi tha se "Eshte nje moment i vecante i veprimtarise sime si President, takimi ne fund te vitit me gazetare, me miq. Besoj qe ne ritualin e ketyre takimeve, ky i sivjetshmi, padyshim, qe eshte i fundit ne cilesine time si President, pasi, sot nje vit, dikush tjeter do te jete ne kete pozicion institucional". Duke e pasur te qarte idene se nuk do te jete me ne krye te shtetit shqiptar, Topi ka deklaruar se ai ka qene gjithmone inkurajues i ketyre rotacioneve te natyrshme. Me pas, ai ka falenderuar gazetaret per komunikimin qytetar qe ka pasur me ta. Presidenti ka vleresuar me nota maksimale zhvillimin e medias dhe profesionalizmin e treguar gjate ketyre viteve. "Ju falenderoj per kete mision te vyer. Vleresoj me nota maksimale ate zhvillim te jashtezakonshem qe ka pasur media gjate ketyre viteve ne Shqiperi, madje do te thosha se sa me shume kalojne vitet, aq me shume dinamizem" eshte shprehur Topi. "Media,- tha Topi,- eshte instrumenti me i dashur sot per shqiptaret, jo vetem per ata qe jetojne ne Shqiperi, por kudo ku ata jetojne, eshte nje mjet komunikimi. Eshte nje mjet per te ruajtur se pari, dashurine per atdheun, dashurine per gjuhen, dashurine per traditen dhe historine dhe eshte nje motiv shume i forte qe ata te ndihen kudo si qytetare, si ne Shqiperi, ne Amerike, ne Australi. Pra, te gjitha ndjesite qe vijne nga ata, jane te tilla sikur ata jetojne ketu", ka nenvizuar nder te tjera presidenti, duke evidentuar rolin e padiskutuar qe ka media ne nje shoqeri demokratike. "Mesazhi me i rendesishem,- tha Topi,- qe do te jepja sot per median, eshte qe media, pavaresisht se eshte bashkudhetuese e te gjitha ngjarjeve, duhet te jete vetvetja, duhet te kete me shume pavaresi, me shume profesionalizem". Sipas kreut te shtetit, media eshte nje instrument shume i fuqishem dhe eshte nje instrument per qytetarin. "Ne emer te qytetareve, duke u nisur nga ajo predispozite kushtetuese qe ka Presidenti i Republikes per te qene interpret i zerit te qytetareve, ju falenderoj per gjithcka qe keni bere dhe ju inkurajoj qe viti 2012 te jete i suksesshem per te gjithe", tha Topi.
Media, ne pararoje persa i perket zhvillimit teknologjik
Presidenti Topi ka vleresuar zhvillimin e jashtezakonshem qe ka pasur media, gjate ketyre viteve ne Shqiperi. Ai tha se sa me shume kalojne vitet, aq me shume dinamizem shohim, ne permiresimin e teknologjise. Presidenti permiresimin e teknologjise e konsideron nje arritje shume specifike per Shqiperine, aq sa duke e krahasuar me elemente te tjera te zhvillimit te jetes politike dhe institucionale, media eshte ne pararoje per sa i perket zhvillimit teknologjik, duke kaluar vende, te cilat kane jo vetem tradite demokracie, tradite lirie, por edhe tradite te medias.