Shuhet sopranoja Nina Mula, vajza nga Izhveksi i Rusise Izaura Ndoj
"Ky 80-vjetor eshte nje kenaqesi e pafund. Sot jam shume e lumtur dhe e emocionuar per kete dite qe me dhuruat. Jam shume e lumtur per dashurine qe me keni falur per 60 vjet me radhe. Sot kam shijuar ate lumturi qe s'e ka shijuar njeri si une dhe kjo dite eshte nje dashuri qe ka nisur para 60 vjetesh dhe erdhi duke u shtuar", keto ishin fjalet e fundit qe Nina Mula, mes lotesh dhe perkrah bashkeshortit Avni Mula, do te thoshte ne diten e lindjes se saj te 80-te. Ndersa Avni Mula, i mallengjyer dhe mes lotesh, do te pohonte se jeta me Ninen ka qene nje simfoni pa mbarim. "Kemi kaluar nje jete, e cila na ka dhene shume. Me Ninen ka qene nje jete e shkelqyer, ka qene e mbushur me shume gjera te bukura, ka qene nje bashkeshorte shume e mire. Nina ka qene nje femer shume e fuqishme, e forte, e cila i ka qendruar te gjitha situatave qe ne kemi kaluar se bashku. Sot, pas kaq shume vitesh, mund t'ju them se jeta ime me Ninen eshte nje simfoni pa mbarim. Ne jeten tone na ka udhehequr gjithmone dashuria qe kemi pasur per njeri-tjetrin dhe per familjen". Sopranoja e dhjetera roleve ne operen shqiptare, Nina Mula eshte ndare dje, nga jeta, ne moshen 80-vjecare. Vajza bukuroshe nga Izhevski i Rusise, e talentuar dhe e apasionuar pas muzikes, nuk e mendonte kurre se do te behej e njohur ne nje vend te vogel e te larget si Shqiperia. Nina Mula ka lindur ne 23 nentor te vitit 1931, ne Rusi. E rritur ne nje familje punetore, por te varfer, Nina, te cilen prinderit e lane jetime ne moshe te re, i kushtoi te gjithe rinine familjes, deri ne diten kur mesuesja e saj insistoi te takohej me artisten e njohur ruse Irina Maslenikova. Ishte insistimi i kesaj te fundit qe e beri Ninen 18-vjecare te korrte suksesin e pare ne jete, duke fituar Konservatorin e Moskes. Pikerisht, ne kete konservator, ajo do te njihej me nje student shqiptar, Avni Mula, dashuria per te cilin do te bente ta ndiqte pas, drejt nje vendi te vogel, qe nga harta iu duk porsi nje pike ne oqean. Talenti i saj u dallua qartazi mes te tjereve dhe sopranoja Nina Mula do te emerohej soliste prane Teatrit te Operas dhe Baletit, ku punoi deri ne daljen e saj ne pension, ne vitin 1976. Vetem gjashte muaj pasi kishte ardhur ne TKOB, Nines iu besua roli i Jolantes, ne vepren me te njejtin titull te Cajkovskit. Nje shfaqje kjo qe e afirmoi, duke marre me pas shume kryerole, deri ne mesin e viteve '70. Ne vitin '58, me partner bashkeshortin, Nina interpretoi rolin e Rozines ne operen "Berberi i Seviljes". Me pas, interpretoi ne "Pranveren" e Tish Daise. Rolet e saj qe nuk do te harrohen ne opera: "Evgeni Onjegini" , "Madam Baterflaj", "Dasma e Figaros" e me pas, i trokiti fati te luante pikerisht ajo, Mikaelen ne operen "Karmen". Pak vjet me vone, pati rolin e Mrikes ne vepren me te njejtin titull te Jakoves dhe ate te Donikes, ne premieren e operes "Skenderbeu". Nje muaj me pare, me rastin e 80-vjetorit te saj, Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit organizoi nje ceremoni festive te mbushur me kujtime dhe interpretime te disa prej roleve te saj. Nje surprize e bukur per te ishte dhe lidhja permes videokonferences me vajzen e saj nga Parisi, sopranon e njohur Inva Mula. Ajo u largua nga skena ne moshen 45-vjecare, nderkohe qe ishte shprehur do te kishte dashur te qendronte me gjate, per te realizuar te tjera role. Per aktivitetin e saj, Nina Mula eshte nderuar me shume cmime, medalje e tituj, si Urdhrin "Naim Frasheri te Klasit te II", titullin "Artiste e Merituar", Cmimin e Pare ne Festivalin e Romances, si dhe titullin "Mjeshtre e Madhe e Punes".
Opera bashkoi perjetesisht ciftin Avni dhe Nina Mula
Cifti Mula eshte nje nder ciftet qe kane dhene kontribut te cmuar ne art dhe kulture, ku gjate jetes se tyre artistike ne operen shqiptare kane sjelle me dhjetera role dhe personazhe nga me te ndryshmet. "Momentet e bukura me Ninen nga jeta jone artistike me operen jane te gjithe ato qe ne kemi kenduar se bashku", do te pohonte artisti i njohur, Avni Mula. "Ne kemi realizuar se bashku shume vepra operistike dhe nuk mund te ndaj mes tyre. Ne kemi interpretuar ne Teatrin e Operas dhe Baletit vepra te njohura shqiptare, por dhe shume vepra boterore, si italiane, franceze, etj. Kemi sjelle role nga me te ndryshmet dhe jane duartrokitur nga publiku. Te gjitha rolet ne kemi munduar t'i realizojme deri ne maksimum. Cdo interpretim ne skene, vinte me me te miren dhe kete e benim me shume dashuri per artin, duke mos i mbetur borxh personazheve qe interpretonim, pasi ato vinin te plotesuar artistikisht nga ne ne opera".
Kreret e shtetit homazhe per artisten Nina Mula
Kreret e shtetit i shprehen ngushellimet familjes Mula, per ndarjen nga jeta te sopranos, artistes se mirenjohur shqiptare, Nina Mula. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, gjate mesazhit te tij tha se "Ne panteonin e personaliteteve me nje kontribut te jashtezakonshem per artin shqiptar, Nina Mula do te mbetet e skalitur si nje grua fisnike, e cila me vecorite e jashtezakonshme vokale, me sharmin dhe me perkushtimin ndaj profesionit, beri per vete zemrat e publikut shqiptar". Ndersa, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do te thoshte se "Sot, e gjithe Shqiperia humbi muzen e 'Valsit te lumturise', artisten e madhe me te cilen eshte krenuar dhe do te krenohet gjithnje". Gjithashtu Kryeministri Berisha, duke vleresuar maksimalisht figuren e sopranos se mirenjohur tha se "ajo sot nuk jeton me, por le kujtimin e nje artisteje te madhe, e cila i la vendit nje trashegimi te shkelqyer artistike".
Avni Mula: Jeta ime perkrah Nines, nje simfoni pa mbarim
Avni dhe Nina Mula jane bashkeshortet te cilet nder vite kane dhene shume vlera artistike ne skenen shqiptare. Avni Mula, 83 vjec dhe Nina Mula, 80 vjec, per dekada me radhe "pushtuan" skenen shqiptare, ku edhe sot e kesaj dite nderohen pa fund. I pyetur mbi jeten e tij me "rusken", Avni Mula tha se "Kemi kaluar nje jete, e cila na ka dhene shume. Me Ninen ka qene nje jete e shkelqyer, ka qene e mbushur me shume gjera te bukura, ka qene nje bashkeshorte shume e mire. Nina ka qene nje femer shume e fuqishme, e forte, e cila i ka qendruar te gjitha situatave qe ne kemi kaluar se bashku. Sot, pas kaq shume vitesh, mund t'ju them se jeta ime me Ninen eshte nje simfoni pa mbarim. Ne jeten tone na ka udhehequr gjithmone dashuria qe kemi pasur per njeri-tjetrin dhe per familjen dhe dy vajzat tona".
Nina Mula: Dueti me Ibrahim Tukicin, nje moment i vyer per mua
Ndonese me nje karriere te gjate artistike, Nina Mula, gjate nje interviste, tregon se "roli me i dashur eshte roli klasik, si Xhilda te 'Rigoleto' apo Violeta te 'Traviata'. Une kam kenduar edhe ne opera shqiptare, si 'Pranvera' e Tish Daise apo 'Mriken' e Preng Jakoves. Edhe sot, kur kujtoj duetin me Ibrahim Tukiqin, fillimin e operes, mendoj se eshte shume i bukur, shume i vyer. Po te mos kishte tematiken e hidrocentraleve apo fejesave ne djep, ajo do te ishte nje melodi e mrekullueshme nga Preng Jakova. Ky duet mund te kendohet kudo, i bukur e frymezues. Ai flet per natyren shqiptare, per malet e bukura dhe e ben kete pa u sforcuar".