Vasili: Testimi vullnetar për HIV/AIDS, i ulët

Kreu i Shëndetësisë, Petrit Vasili, theksoi sot se vendi ynë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara po punon për përmbushjen e objektivit "Zero infeksione, zero vdekje, zero diskriminim".
“Sot lexojmë strategji të përpunuara në nivel botëror dhe ku Shqipëria ka qënë aspiruese e tyre. Këto rezultate tregojnë se strategjitë e zgjedhura dhe pozicionet e mbajtura kanë qënë efikase. Të dhëna interesante tregojnë se mbas ’97 shifrat e reja të infeksioneve kanë rënë 20 për qind, që nga ana epidemiologjike është shumë sinjifikante dhe ka shmangur 2.5 milion vdekje nga AIDS në botë, do të thotë që këmbëngulja të shpërblen me rezultate të mëdha dhe të rëndësishme”, tha ministri Vasili, në një konferencë në çelje të aktiviteteve të ditës së sotme.
Ai e vuri theksin tek niveli i ulët i testimeve vullnetare për HIV/AIDS, duke apeluar për më shumë punë në këtë drejtim. “Në të gjithë vendin funksionojnë 16 qendra të testimit vullnetar konfidencial që funksionojnë mirë dhe me nivel maksimal të saktësisë. Por është me vend të tërheqim vëmendjen për nivelin e testimit vullnetar, duhet të promovohet kërkesa e qytetarëve për të marrë këtë shërbim, që është vullnetar dhe falas”, tha Vasili. Ai u ndal tek diskriminimi ndaj personave HIV +, duke theksuar se rezultatet në të gjithë botën dhe në Shqipëri janë spektakolare në këtë drejtim. “Sëmundja përballet si një sëmundje që ka specifikat e veta. Ne po punojmë fot që diskriminimi të mos jetë askund dhe në asnjë rrethanë. Shqipëria i bashkohet kësaj sfide në të tri komponentët e saj”, tha Vasili. /Start/
2011-12-01 15:12