E Diel, 1 Nëntor 2026

Veri, Thaçi: Dialog me qytetarët pa dallim etnie, jo me strukturat ilegale

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pranoi sot se është i gatshëm të bisedojë me qytetarët e veriut pa dallim etnie, por në asnjë mënyrë me strukturat ilegale.

"Jam i gatshëm të komunikoj me qytetarët tanë në veri, por në asnjë mënyrë nuk do të komunikoj me strukturat ilegale dhe kriminale" Të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë. Ne kemi respektuar në kuptimin më afirmativ të gjitha komunitetet. Kjo është e garantuar edhe me dokumentin e Presidentit Ahtisaari", deklaroi shefi i qeverisë kosovare për mediat vendase

Kryeministri kosovar theksoi se është obligim kushtetues dhe ligjor që të bisedojë me qytetarët e veriut.

“Është obligimi im kushtetues dhe ligjor, por edhe obligimi im qytetar, si kryeministër i Kosovës, të komunikoj me të gjithë qytetarët e vendit pa dallime etnike, të sqarojmë proceset nëpër të cilat po kalojmë, të orientohen nga Prishtina dhe të largohen nga mashtrimi 12 vjeçar, që i ka bërë Beogradi atyre qytetarëve", deklaroi Thaci.

Thaci deklaroi do të ndryshojë se qeveria kosovare jetën e tyre për të mirë siç kemi bërë ndryshime edhe në vendet e tjera, ku jetojnë me shumicë serbët, në Shtërpcë, Graçanicë, etj, ku sot kemi një bashkëpunim si institucione të Republikës së Kosovës me autoritete lokale që pranojnë institucionet e dala nga vota e qytetarit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›