E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvleftësohet euroja në tregun valutor

Banka e Shqipërisë bëri me dije se një euro u kuotua sot me 139.12 lekë, 71 qindarka më pak se javën e kaluar, ndërsa dollari u kuotua në 104 lekë, 40 qindarka më lirë se sa të premten e kaluar, duke shënuar një ditë pozitive për monedhën kombëtare lek.

Sipas ekspertëve të fushës, Euro u dobësua gjatë ditëve të fundit në tregun ndërkombëtar si pasojë e krizës së borxheve të disa vendeve anëtare të BE-s. Përballë zhvillimeve të parashikuara ekonomike në vendet e BE-së, ekspertët shprehen skeptik mbi "sjelljet" e euros në tregun e këmbimit valutor në vend. Ndërkohë që në muajin nëntor, euro u këmbye mesatarisht në kuotën 140.97 lekë, me një rritje të lehtë kundrejt tetorit, kur u kuotua në 140.81 lekë. /Start/

                                                                                             2011-12-01 15:27
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›