E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasali: Tolerancë zero ndaj abuzimit me barnat

“Keni autoritet të plotë për të shkarkuar nga puna cilindo që vë dorë mbi barnat dhe abuzon me to. Zero tolerancë ndaj çdo shkelje të tillë”, iu drejtua ministri Vasili drejtorëve të spitaleve në rrethe, duke kërkuar marrjen e masave që të mos mungojnë në asnjë rast barnat.

Kreu i Shëndetësisë ka kërkuar vëmendje të veçantë për sa i përket lëvizjes së barnave nga farmacia tek spitali, duke nënvizuar se “duhet të pyeten dhe pacientët nëse i kanë marrë barnat nga spitali”. Vasili ka kërkuar vëmendje dhe prioritet ndaj situatës së urgjencave në spitale, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe orëve të natës, kur jo i gjithë stafi është në eficencë të plotë. /Start/

                                                                                             2011-10-06 14:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›