Rifillon puna ne minieren e Bulqizes
Pas arritjes së marrëveshjes mes firmës koncesionare ACR dhe përfaqësuesve të minatorëve, këta të fundit kanë rinisur punën në minierë.
Për gati 3 muaj, minatorët kishin vendosur të vijonin me grevë urie dhe protesta për përmbushjen e kërkesave të tyre.
Inspektoret e RISHM-së kanë konstatuar se në disa pjesë të minierës ka dëmtime të renda, për këtë arsye po punohet për riparimin e tyre.
Gjatë 3 muajve, dy grupe me nga 10 minatorë kishin vendosur të hynin në grevë urie dhe të protestonin për përmbushjen e kërkesave të tyre.
Herën e parë ata u ngujuan në galeritë e minierës, duke mos lejuar hyrjen e personave të tjerë, ndërsa herën e dytë ata vendosen që grevën ta zhvillonin në një nga ambjentet e firmës koncesionare ACR.
Sipas korrespodentit tonë në Bulqizë, një grup minatorësh kanë rinisur punën në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës falë arritjes së marrëveshjes së tyre me kompaninë koncesionare ACR për rritjen e pagës me 20 përqind, kryerjen e investimeve për përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë së jetës në minierë si dhe pikat e tjera të marrëveshjes si ajo mbi pagesën e muajve të grevës dhe protestës.