Vasili fut në sherr mjekët me shefat e shërbimeve, nuk afishohen në pavijone listat për operacionet
Urdhri më i fundit i ministrit Vasili, përsa i përket listave të operacioneve të cilat do të shpërndahen midis mjekëve me planifikim, duket se ka sjellë reagime e pakënaqësi për shefat e stafin i cili merret me realizimin e ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale.
Sipas burimeve nga drejtoria e QSUT-së, këto lista ende nuk kanë përfunduar e janë në procedim e rishikim nga shefat e shërbimit të cilët, do të jenë personat që do të përpilojnë listat përfundimtare ku do të shkruhen emrat datat apo mjekët të cilët do të kryejnë operacionet. Shefat të cilët në këtë rast janë vetë të zotët e punës, duket se janë futur në sherr për të pasur sa më shumë operacione, duke lënë kështu një pjesë të mjekëve pa e shënuar në listë. Sipas urdhrit nga Ministria e Shëndetësisë lista e operacioneve do të bëhej transparente për stafin por edhe për pacientët që prej më shumë se tre javësh. Kështu që prej 20 ditësh të gjitha pavijonet nëpërmjet një planifikimi nga vetë shefat të tyre, duhet të kishin të afishuar listat por ende asnjë njoftim nuk gjendet në muret e pavijoneve në QSUT. Sipas këtij urdhri ministri Vasili do ti japë kështu fund përqendrimit të panevojshëm dhe abuziv të operacioneve kirurgjikale në pak duar, por nga ana tjetër rezulton krejt e kundërta pasi ehe pse është dhënë urdhri për afishimin e listave përkatëse, kjo gjë ka nxjerr në pah konfliktet midis shefave e mjekëve të pavijoneve. Nga ana tjetër, vetë pacientët shprehen për gazetën SOT se në shumë raste operacionet vonohen pa shkak për arsye se mjekët e shefat e shërbimeve nuk sqarohen me njëri tjetrin e shpesh herë, ata debatojnë se kush do të jetë personi që do të kryejë ndërhyrjen. Në lidhje me operacionet të afërm të pacientëve në pavijonin e kardiokirurgjisë shprehen se në shumicën e rasteve ata paguajnë mjekët nën dorë për të mos vonuar operacionet pore he për të kryer një ndërhyrje pa probleme, pasi ka pasur raste kur për papërgjegjshmëri të tyre, është rrezikuar ehe jeta e pacientëve. Nga ana tjetër të afërmit e pacientëve deklarojnë se mjekët përsa i përket operacioneve nuk kanë qenë të pakta rastet kur u kanë kërkuar ehe ryshfet.
Urdhri
Sipas urdhrit më të ri të Ministrit Vasili afishimi i listave të operacioneve, mundëson eliminimin e çdo lloj pakënaqësie apo përpjekjeje për veprime korruptive duke bërë të qartë për këdo se kush do ta kryej operacionin dhe kohën kur operacioni do të kryhet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kjo e fundit e ka cilësuar, shumë të rëndësishme marrëdhënien mjek-pacient dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi për një trajtim cilësor dhe të shpejt të sëmundjeve. Shpërndarja e operacioneve do të bëhet në mënyrë proporcionale duke aktivizuar të gjithë kirurgët që shërbejnë në repartet e kirurgjisë dhe duke eliminuar kësisoj, përqendrimin e panevojshëm dhe abuziv të operacioneve kirurgjikale në pak duar. Vetëm gjatë këtij viti, Vasili ka nxjerrë një sërë urdhrash të cilat në të shumtën e rasteve nuk janë zbatuar por janë lakuar vetëm ditët e para pas publikimit të tyre e më pas janë harruar nga mjekët e nga infermierët në spital.
Precedenti
Lista e operacioneve të planifikuara e publikuar në fillim të javës në pavijonin e Kardiokirurgjisë është e pavërtetë. Shefi i Kardiokirurgjisë Ali Refatllari duke dashur të shpëtonte nga kritika e medias se urdhri i ministrit për operacionet e planifikuara nuk po gjente zbatim, afishoi që prej të hënës një listë me operacionet që do të kryen gjatë javës.Një prej operacioneve të listës ishte operimi i pacientit S. Zogu, nga kardiokirurgu Altin Veshti, por në fund të javës rezulton se operacioni ishte planifikuar qysh prej fillimit të kryhej nga vetë shefi i këtij shërbimi Ali Refatllari. Për më tepër kardiokirurgu, emri i të cilit është vendosur në listë si mjek, që do të kryejë ndërhyrjen kirugjikale, ka marrë këtë përgjigje në kërkim të sqarimit të situatës me shefin e tij. Përballë këtij fakti, i pyetur nga një prej televizioneve në vend, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, shprehet se Drejtoria e QSUT, duhet të merret me ndjekjen e situatës, dhe se ai do t'i qëndrojë deri në fund zbatimit të urdhrit të tij. Në pavijonin e kardiokirurgjisë është afishuar edhe lista e operacioneve që do të kryhen gjatë javës që vjen, ku shumë prej mjekëve të rinj nuk janë aktivizuar sërish, ashtu si urdhri i ministrit e parashikon.
Nis vendosja e aparaturave në spitalin e urgjencave
Pas një sërë shkrimesh nga gazeta SOT në të cilat nxirrej në pah problematika e mbipopullimit në urgjencës e spitalit më të madh në vend, ku pacientët për shkak të ambienteve tepër të vogla e të papërshtatshme mjekoheshin në kushte skandaloze, duket se reagimi i drejtorisë së QSUT-së, ka qenë i mënjëhershëm. Sipas njoftimit për shtyp ditën e djeshme nga Drejtoria e QSUT-së ka nisur vendosja dhe instalimi i aparaturave të spitalit të ri. Në njoftimin për shtyp, sqarohej se gjatë këtyre javëve është bërë e mundur ngritja e komisioneve të cilët kanë marrë në dorëzim aparaturat që do të vendosen në spitalin e ri të urgjencës. Me vendosjen e tyre do të nisë testimi për mbarëvajtjen në punë dhe njëkohësisht me këtë procedurë do të jetë edhe trajnimi i stafit mjekësor për ato aparatura të cilat janë të reja për QSUT-në. Ky spital është një nga sfidat më të mëdha të vitit që ne kemi përpara. Aktualisht grupi i punës po mblidhet çdo ditë për të parë ecurinë e punimeve si dhe për të ndarë detyrat aty ku duhen. Ne jemi të vendosur që këtë sfidë ta çojmë deri në fund, që do të thotë inaugurimin e këtij spitali në këto muaj ka pohuar Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi. Por drejtori i QSUT-së duket se ka shtyrë sërish hapjen e dyerve të këtij spitali edhe pse gjendja në urgjencën ekzistuese është tejet problematike e ankesat nga pacientët sa vijnë e shtohen. Sipas tij, tashmë është përcaktuar nga palët grafiku i detajuar i trajnimit të stafeve mjekësorë ( mjekë, laborantë etj) për përdorimin e aparaturave mjekësore, proces i cili ka filluar 28/05/2010. Nga ana tjetër janë ngritur grupet për testimin dhe marrjen në dorëzim të objektit. Grupet e ngritura janë duke testuar punimet ndërtimore, elektrike, mekanike, linjat e gazrave. Gjatë kësaj kohe është bërë testimi i kaldajës së ujit të ngrohtë, ujit sanitar dhe avullit, testimi i linjave elektrike, transformatorëve etj. Në këtë spital me 5 kate do të vendosen shërbimet e ekzaminimeve të imazherisë dhe diagnostikimit; qendra e sterilizimit; urgjenca; mjekësia e përgjithshme, laboratorët klinikë, hematologjia, si dhe laboratori historlogjik. Brenda spitalit te ri janë parashikuar të jenë 115 shtretër për trajtimin e të sëmurëve. Në përfundim të të gjithë projektit në spitalin e ri universitar në Tirane në katin e pestë të tij do të jenë 7 salla operacioni, 8 shtretër pas operacionit dhe Laboratori Histologjik.
Sistemi i referimit, pacientët rendin drejt poliklinikave
Sistemi i referimit që po zbatohet në shëndetësi ka sjell një fluks pacientësh në qendrat shëndetësore në Tiranë. Këtë e pohojnë drejtuesit e poliklinikave në Tiranë, të cilët, thonë se krahas efekteve pozitive që ka sjellë ky sistem, duke rritur numrin e personave të siguruar, propozojnë që në të gjitha qendrat të fillojë informatizimi i të dhënave të pacientëve. Kjo sipas tyre, do të sillte një procedure më lehtësuese, si për mjekët edhe për pacientet. "Për momentin ajo çka unë do të thoja që është më e rëndësishme për sistemin është të shtohet numri i njerëzve të siguruar. Për tua thjeshtuar të sëmurit kronik, që në të vërtetë ka nevojë për këto ekzaminime, mbase do të kishte qenë i nevojshëm informatizimi i të gjitha qendrave shëndetësore, në mënyrë që i sëmuri vjen, regjistrohet", tha Dashamir Gjergji, drejtor i poliklinikës numër 3. Pacientët thonë se po e zbatojnë sistemin e referimit, por procedurat duhet të lehtësohen sepse ka një zvarritje të panevojshme të plotësimit të rekomandimeve, qoftë edhe për një vizitë të thjeshtë. Sistemi i referimit tashmë ka filluar të z