E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili, i kthen mjekët në studentë, test me 150 kredite për vendin e punës

Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV), organizuan ditën e djeshme konferencën me temë: Programi i Ricertifikimit të profesionistëve të shëndetësisë dhe akreditimi i aktiviteteve dhe edukimit në vazhdim Ministri i

Shëndetësisë Petrit Vasili i pranishëm në këtë aktivitet e cilësoi edukimin në vazhdim si një hap të rëndësishëm të reformës në të cilën është përfshirë i gjithë sistemi shëndetësor në vend. Deri tani pranë QKEV sipas drejtorëshës Entela Shehu, janë regjistruar rreth 6000 mjekë, farmacistë dhe stomatologë. Ndërkohë formulari i rregjistrimit profesional është dërguar për të herë të dytë pranë institucioneve shëndetësore në gjithë vendin. Ricertifikimi i punonjësve të shëndetësisë do të kryhet cdo pesë vjet.  Gjatë këtij viti (2010), të gjithë mjekët, stomatologët dhe farmacistët duhet të kenë rreth 10 kredite.( Një orë pjesmarje në një konferencë shkencore të akredituar brenda apo jashtë vendit i korrespondon një kredit). Progesivisht deri në 2014 profesionistët në fushën e shëndetësisë duhet të kenë të grumbulluara rreth 150 kredite. Në të kundër Fakulteti i Mjekësisë në bashkëpunim me urdhërat përkatës (të mjekut apo farmacistit) do të kërkojë testimin e kësaj kategorie që nuk plotëson numrin e krediteve. Por numri i krediteve nuk do të llogaritet vetëm nga pjesmarrja në aktivieteve por dhe artikujt shkencore, pjesëmarrja në hartimin e kurrikulave universitare apo jo univesitare apo veprimtari të tjera kërkimore shkencore. Sipas drejtuesve të QKEV në të gjitha rastet gjysma e krediteve të fituara (rreth 50 për qind e 150 krediteve) duhet të jenë të lidhura me profilin mjekësor të profesionistit. Njohja e aspekteve kryesore të akreditimit të aktiviteteve të edukimit në vazhdim ishin pjesë e këtij takimi. Drejtuesit e institucioneve shëndetësore u njohën në lidhje me planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të edukimit në vazhdim për personelin e tyre. 150 kredite duhet të marrë çdo mjek gjatë 5 vjetëve për të përmbushur edukimin në vazhdim, në të kundër ata do ti nënshtrohen provimit, për të testuar dijet. Kreu i shëndetësisë Petrit Vasili, gjatë prezantimit të programimit për ricertifikimin e profesionistëve të shëndetësisë dhe shëndetësisë dhe akreditimit të aktiviteteve të edukimit në vazhdim u shpreh se të gjithë mjekët janë të përfshirë në këtë proces. Deri më tani në Qendrën Kombëtare të Edukimit në vazhdim janë regjistruar mbi 6 mijë mjekë.

Last Updated on E Merkure, 31 Mars 2010 20:37

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›