E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët në testim, për të qëndruar në punë u duhen 150 kredite

Mjekët do t’i nënshtrohen testimit dhe nëse “provimi” nuk kalon me sukses ata do të largohen nga puna. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, Entela Shehu, sqaroi se gjatë ciklit të parë të procesit 2010-2014, çdo mjek duhet të marrë 150 kredite nga pjesëmarrja në konferenca, trajnime, studime individuale, etj. “Formimi i vazhdueshëm i personelit është një ndër elementët kyç që ndikon në rritjen e cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor për popullatën. Krahas mekanizmave dhe sanksioneve janë menduar edhe masa promovuese. Për mjekut e kujdesit parësor është parashikuar një bonus për ata që do të përmbushin kriteret”, sqaroi Shehu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›