E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi i ri i testimit, Vasili: Mjeku të jetë më i preokupuar dhe të përvetësojë dijet

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, vlerësoi sot se sistemi i ri i testimit të mjekëve është për të qenë më i preokupuar dhe për të përditësuar dijet. “Modeli i ri menaxherial, i aplikuar që në janar 2009 e në vazhdim, dhe ekzigjencat e sakta që kanë kontratat mes mjekëve, institucioneve shëndetësore dhe Institucionit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, obligojnë nivel profesional të ri”, u shpreh Vasili. Sipas tij, ky model i avancuar menaxherial dhe niveli profesional i domosdoshëm shkojnë paralelisht me njëri tjetrin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›