E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili per ABC News Programi i opozites eshte nje bllof politik

“Pikat që ka propozuar opozita në programin e saj të ri politik, nuk e rrisin ekonominë”.

Kështu ka pohuar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, gjatë një bisede në studion e “ABC News” ku ka komentuar këtë program të publikuar në Kongresin e Partisë Socialiste.

“Ky është një program që karakterizohet nga negativizmi i tepruar dhe ai nuk është gjë tjetër, veçse një bllof politik.

Ai nuk ka brenda tij objektivitet dhe profesionalizëm”, konsideroi përfaqësuesi i mazhorancës.

Duke shtuar më tej lidhur me diversitetin e mendimeve brenda opozitës, se deputetë të Partisë Socialiste në kongresin e djeshëm, janë shprehur kundër bojkotit.

“Mungesa e identitetit, problem i opozitës.

Kreu i Partisë Socialiste vuan nga mungesa e vullnetit për të pranuar gabimet.

Ai nuk ka nxjerrë mësime prej tyre”, shtoi ai.

Ndërsa theksoi se partitë politike duhet të bashkëpunojnë për realizimin e reformës zgjedhore në vend.

“Realizimi i reformës, është në interes të Shqipërisë”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›