E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili premton spital të ri në Fier

Pajisja me skaner e spitalit të Fierit dhe ndërtimi i një godine të re spitalore ishin premtimet e bëra nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në analizën vjetore të shëndetësisë në Fier. Pas referimit të bërë nga drejtuesi i shëndetit publik dhe drejtoresha e spitalit për punën e bërë gjatë një viti në shëndetësi ku evidentuan problemet dhe arritjet, ministri Vasili deklaroi se vitin 2010 do të sjellë ndryshime rrënjësore në spitalin e Fierit duke filluar me plotësimin e nevojave

jetike siç është skaneri dhe projekti për një spital të ri që të plotësojë kërkesat e rrethit të Fierit. Do të japim maksimumin tonë për qytetarinë Fierit, pasi është një qendër edhe për jugun. Spitali Rajonal i Fierit shumë shpejt do të ketë një mundësi për të bërë skaner, ndërsa po punojmë që të konkretizojmë shumë shpejtë edhe një spital të ri. Dhe këtë mendojmë që ta bëjmë brenda vitit 2010. Ju punoni me përgjegjësi, ndërsa ne do të kujdesemi për gjithçka që varet nga ne, ka deklaruar Vasili, në fjalën e tij. Diskutimi në detaje për treguesit e analizës u bë pa praninë e medias. O. Filka

Last Updated on E Hene, 08 Shkurt 2010 22:03

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›