E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasilika Hysi kandidon për deputete e PS, tregon se Komiteti i Helsinkit ishte i kapur nga Edi Rama

Tashmë ka dalë në shesh fakti se Komiteti i Helsinkit ishte një institucion i kapur prej Edi Ramës. Nuk ka më asnjë mëdyshje se pse Komitetit i Helsinkit ka dhënë reagime në vazhdimësi kundër qeverisë. Kjo vërtetohet qartë nga kandidimi si deputete të kryetares Vasilika Hysi. Opozita aktuale e ka përdorur institucionin në fjalë pë rmes kapjes së Vasilika Hysit për t'u bërë propagandë qytetarëve dhe ndërkombëtareve kundër qeverië Berisha. Kjo zonjë është ajo që bëri të mundur firmosjen kundër ligjit të lustratcionit, duke e cilësuar atë si një nismë antiligjore. Fjala e madhe që Komiteti i Helsinkit, a thua se çfarë është, u rrek të jepte një ndikim negativ kudo për qeverinë shqiptare, por tashmë është mëse e qartë se cila ishte arsyeja e pse asnjë vendim i saj nuk ka qenë pro vendimeve dhe nismave ligjore të qeverisë së djathtë. Zonja Hysi sot në mëngjes ka dhënë dorëheqjen prej postit të kryetares së Komitetit të Helsinkit, pasi që nga sot ajo është fushatë për tu bërë deputete e Partisë Socialiste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›