Vrasja e Xhindit, Nishani: Po e zbardhim shumë shpejt
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka deklaruar se hetimet rreth vrasjes së deputetit po ecin me shpejtësi të konsiderueshme. Reagimi i Ministrit Nishani erdhi pas akuzave të familiareve të deputetit të ndjerë Xhindi
TIRANE-“Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi do të zbardhet shumë shpejt”. Kjo ka qënë garancia e Ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, i cili ka deklaruar se hetimet rreth vrasjes së deputetit po ecin me shpejtësi të konsiderueshme. Reagimi i Ministrit Nishani erdhi pas akuzave të familiareve të deputetit të ndjerë Xhindi të cilët akuzuan strukturat shtetërore se po mbajnë peng hetimet për vrasjen e njeriut të tyre të dashur. Nishani tha se kanë ndodhur zhvillime esenciale lidhur me ngjarjen dhe se aktualisht strukturat e hetimit po punojnë në pista konkrete. Ministri Nishani tha gjithashtu se kjo ngjarje është e një cilesie të vecante dhe kërkon kohën e duhur për t’u zbardhur ndërsa garantoi familiaret dhe opinionin publik se autorët do të vihen para drejtësisë dhe do të marrin ndëshkimin e merituar. Më parë të afërm të deputetit të PS u shprehen per News 24 se kur kanë kaluar 18 ditë shteti po shfaq paaftësi totale në zbardhjen e motiveve dhe kapjen e autorëve.
Deputeti i PS, Xhindi u vra me 2 Maj prane banesës së tij në Roskovec të Fierit. Politika dhe shteti e dënuan ashpër krimin e rëndë dhe garantuan zbardhje të shpejtë të ngjarjes. Xhindi ishte deputet prej tre legjislaturash në Roskovec. Pak orë pas vrasjes, prokuroria nxorri disa pista hetimesh, ku mes tyre ishte dhe ajo e pronësisë ndersa nuk u perjashtua as motivi për shkaqe banale. Prokuroria pak ditë më parë deklaroi se ka ecur para me hetimet rreth krimit ndaj deputetit, porse nuk mund ti bëjë të ditur për arsye pune.
(d.b/BalkanWeb)