E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari Bitri, gjyqtar kryesor në Grupin 2 të Futsal Cup

Shqiptari Gjergji Bitri është një nga gjyqtarët më të njohur ndërkombëtarë të Futsal, futbollit në sallë. I vendosur që nga viti 1993 në ishullin e Maltës, Bitri vlerësohet pozitivisht për nivelin e gjykimit të tij ku është dalluar në takimet dhe turnetë ndërkombëtarë. UEFA e ka caktuar shqiptarin të arbitrojë ndeshjet e Grupit 4 të raundit kryesor të UEFA Futsal Cup (ekuivalenti i Ligës së Kampioneve). “Në grupin 4 do të jenë ekipet kampione të Belgjikës, Hungarisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Ndeshjet do të luhen nga data 8 deri më 11 shtator 2007”, thotë Bitri gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2002, teksa konsiderohet nga UEFA si një ndër 30 gjyqtarët më të mirë të kontinentit për futbollin në sallë. “Besoj se është grupi i dytë më i fortë pas atij të Bullgarisë, pasi bën pjesë Futsal Topsport Antëerpen (Belgjikë) që mundi në finalen belge ish-kampionët e Europës, Action 21 Charleroi, por dhe malazezët e Municipium Pljevlja që dolën të parët në eliminatoret e grupit të Francës, ku bënte pjesë edhe ekipi kampion i Shqipërisë, “Ali Demi”, si dhe Futsal Club Gödöllő (Hungari), e Athina '90 (Greqi) , - thekson Bitri, i cili në muajin shkurt 2007 gjykoi në grupin kualifikues të Spanjës për Europianin e Portugalisë, finalet e të cilët do të luhen në muajin nëntor. Bitri kujton edhe faktin se Athina 90 ka qenë kundërshtar i Dinamos dy sezone më parë në Futsal Cup në vitin 2004. Gjergji Bitri për herë të parë ka gjykuar në kualifikueset e Botërorit të Tajvanit (2003), për të vijaur në Spanjë (2003), Rumani (2004), Bosnjë (2005) dhe Andorra (2006).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›