E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaterlo-ja e diplomacise

Rasti eshte i pashembullt ambasadoret amerikane nga e mbare bota japin permes dokumenteve sekrete mendimet e tyre per aleatet. Pa i zbukuruar gjerat duke besuar ne karakterin sekret te komunikimit te tyre pjeserisht flitet edhe per ceshtje te ndjeshme politike.


Dhe tani ato mund te lexohen ne mbare boten. Lexuesi mund te krijoje tani nje imazh se mbi cbaze qendron politika e jashtme e superfuqise - SHBA. Dokumente me permbajtje tejet delikate papritur behen dokumente te thjeshta shkresat e besueshme te emisareve politike shfaqen si ne nje akuarium prej te cilit politika e jashtme amerikane si nje fuqi boterore i ben te tjeret qesharake.


Ky eshte nje deshtim per Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Asnjehere me pare nuk eshte tronditur ne kete shkalle besimi i partnereve te Amerikes ndaj superfuqise. Ministrit te Jashtem gjerman Westerwelle p.sh. i duhet te lexoje qe nga diplomatet amerikane ai vleresohet si jokompetent.


Ministri i Ndihmave per Zhvillim vleresohet si perzgjedhje e cuditshme. Vete kancelarja Angela Merkel pershkruhet si e ndrojtur ndaj rrezikut dhe pak kreative. Shuplaka te vogla diplomatike keto te cilat fitojne para se gjithash peshe per shkak se tani i ofrohen publikut te gjere nga shtypi si nje roman me seri.


Edhe me te ndjeshme jane rekomandimet pjeserisht aventureske qe vendet mike si Izraeli apo disa vende arabe u bejne Shteteve te Bashkuara te Amerikes per menyren se si duhet te trajtohet Irani. Njeriu mbetet pa fryme kur lexon se si Amerika ketu masivisht nxitet per nderhyrje ushtarake.


Pa e imagjinuar se cfare reagimesh mund te shkaktojne keto analiza politike tek kundershtaret e SHBA-ve bota ndodhet ende ne prag te nje lufte berthamore si ne fazen kulmore te Luftes se Ftohte. Ketu nuk behet fjale per ate qe kane bere diplomatet.


Ata kane bere ate qe ka qene gjithmone puna e tyre ti kalojne qeverise se tyre vleresime te pazbukuruara dhe te sinqerta per raportet politike dhe te politikaneve ne vendet ku ata veprojne. Ne vetvete kjo nuk ka asgje te keqe. Kjo eshte pjese e jetes se perditshme te diplomateve ne mbare boten.


Por skandaloze eshte qe edhe nje superfuqi teknologjike sic jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk arrijne me ti mbajne sekret ato. Diplomacia nderkombetare perjeton keshtu Vaterlone e saj.


Interneti dhe rrjetet sociale si Twitter apo Facebook kane ndryshuar sic duket rregullat e komunikimit global. Ne kohen kur vete NATO-ja ushtron luften cyber cyberwar - lufta virtuale permes internetit sh. perkth. as sherbimi diplomatik nuk mund te pretendoje sikur vlejne ende rregullat e dikurshme te sigurise per informatat sekrete. Por sekreti mund te mbetet edhe sot sekret.


Kjo per faktin se diplomacia nderkombetare nuk mund te funksionoje pa heshtje dhe konfidencialitet. Kjo vlen per marredheniet e besueshme ne mes te aleateve te cilet nuk mund te fyhen publikisht.


Edhe me shume kjo eshte conditio sine qua non ne qofte se rrezikohen ceshtjet e ndjeshme te sigurise. Edhe pse tani nuk mund te ndryshohen ne menyre retroaktive parametrat e komunikimit nderkombetar kjo nuk cliron askend nga detyrimi per kujdes Dhe me siguri as superfuqine qe ka e shpikur vete internetin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›