Vatikan pritet ceremonia per inagurimin e Papa Franceskut te pare
Papa Françesku do të inaugurohet sot. Dhjetëra mijëra persona pritet të marrin pjesë në Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitete të shumta, nga 130 vende të botës, përfshirë edhe zëvendës presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në rrjetin e tij në facebook Berisha përshëndet fansat nga Roma dhe thekson se ceremonia e inaugurimit te Papes Francesko i Pare është moment historik per Romen dhe Boten, per besimtaret katolike dhe per mbare njerezimin.
“Shqiptaret, si nje nder kombet themelues te krishterimit, qe i kane dhene botes Shenjtore, Pape dhe Nene Terezen, gruan me te njohur pas Shen Merise, kane tek Selia e Shenjte aleatin e tyre te shkelqyer, qe nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Prandaj le ti urojme Atit te Shenjte jete te gjate dhe shume suksese ne misionin e tij hyjnor te udheheqjes se Kishes Katolike dhe kontributin e tij per paqen ne bote” – shkruan Berisha.
Ndërkaq analistët thonë se Papa Françesku, ka fituar mbështetje në mesin e katolikëve të hershëm për rrugët e tij modeste, duke iu referuar vetes vetëm si Peshkopi i Romës.