Ministri Bumci kundershton programin per sportin te Partise Socialiste
Ministri, Aldo Bumçi ka kundërshtuar edhe një herë programin për sportin të Partisë Socialiste. Ministri Bumçi tha se Edi Rama nuk ka dashur të ndryshojë statusin e Klubit të Futbollit Tirana edhe pse ligji është miratuar nga qeverisja socialiste që prej prillit të 2005.
Ministri i Sportit sqaroi se sipas të dhënave të Federatës Shqiptare të Futbollit se sot janë 60 klube futbolli të kthyer në shoqëri aksionere ose shoqatë sportive falë edhe akteve ligjore të mirataura në vitin 2011. Aldo Buçi ka deklaruar se Edi Rama është zotuar se kryebashkiakët që do të ushtojnë dhunë, por sipas ministrit ai i lejon Kryetarit të Bashkisë së Kavajës të vendosë listën e kandidatëve për deputet.
Ministri i Sportit, Aldo Bumçi rikujtoi edhe një herë se Edi Rama flet për masivizimin e sportit, por për 11 vjet në kryeqytet ka punuar vetëm për masivizimin e betonit.