E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikan, zgjidhet Papa i ri; Jorge Mario Bergoglio

13-03-2013 / Gazeta 55

PAPA I 266- është 77 vjeçari, Jorge Mario Bergoglio nga Argjentina, i cili do quhet PAPA Francesco I


UPDATE- Nga oxhaku i Kapelës Sistine, më në fund doli tymi i bardhë që simbolizon zgjedhjen e Papës së ri. Para pak minutash (19:05), nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i bardhë, duke treguar se 115 Kardinalët katolik të Konklavës, në votimin e pasdites kanë arritur të zgjedhin udhëheqësin e ri të Vatikanit dhe të gjithë besimtarëve katolikë. 115 Kardinalë nga 48 vende të botës votuan për Papën e ri, dhe të paktën 77 prej tyre kanë votuar "pro".


Tymi i bardhë nuk është mënyra e vetme që Kardinalët besnikë komunikojnë vendimet e tyre.


Kambanat po bien në Vatikan dhe shpallja “Habemus Papam” do të përcillet rreth 40 minuta më vonë nga ballkoni mbi sheshin e Shën Pjetrit.


----


Ndërkohë Papa i ri është 77 vjeçari nga Argjentina,  Jorge Mario Bergoglio, i cili do quhet PAPA Francesco I


Ai ishte një nga kardinalët më të votuar edhe gjatë votimit të para 8 viteve, por u tërhoq duke ja lënë vendin Papa Benediktit të 16. Papa i ri lutjen e parë ia kushtoi Peshkopit Rantzinger i cili dha dorëheqjen nga pozicioni si Papë një muaj më parë.
Ai kërkoi më pas të merrte lutjet e Papës. Papa Bergoglio do të zëvendësojë Papa Benediktin e XVI i cili dha dorëheqjen për arsye shëndetësore. Zgjedhja e tij u njoftua nga Kardinali Tauran. Ai ishte një nga kandidatët potencialë, për të marrë drejtimin e Kishës edhe në konklavën e kaluar.


Bergoglio është Jezuiti i vetëm brenda Konklavës dhe ka zgjedhur të quhet Papa Francesko I.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›