Në Spanjë luhet të dielën
Gjykata e Lartë e Spanjës ka vendosur që ndeshjet në La Liga për datën 2 janar të zhvillohen ashtu siç ishte parashikuar, pasi nuk pranoi kërkesën e Shoqatës së Futbollistëve për pushim.
LFP (Liga Nacional de Futbol Professional) e ka dërguar për shqyrtim kërkesën e Shoqatës së Futbollistëve (AFE) në Gjykatën e Lartë të Spanjës, e cila vendosi që ndeshjet e të dielës të zhvillohen ashtu siç ishte parashikuar, pasi në të kundërtën LFP do të humbiste 20 milionë euro nga të drejtat televizive.
Për këtë arsye, pesë ndeshjet e planifikuara që të zhvillohen të dielën, duke përfshirë këtu edhe atë Barcelona – Levante do të luhen ashtu siç ishte parashikuar.