E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikani, kundër ndërtimit të kishës mbi themelet e shtëpisë së "Nënë Terezës"


Vatikani ka kundërshtuar vendimin e qeverisë maqedonase për ndërtimin e kishës ortodokse "Shën Konstantini dhe Elena" mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës në Shkup. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta "24 orë", e cila citon burime qeveritare. Sugjerimi i Selisë së Shenjtë ka qenë që aty të mos ndërtohet as xhamia, sikurse kërkojnë muslimanët. Megjithatë mediat maqedonase, theksojnë se ndërkohë në shesh vazhdon vendosja e bazamenteve dhe ndërtimeve për vendosjen e busteve të parashikuara nga projekti i kundërshtuar mjaft edhe shqiptarët, "Shkupi 2014".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›