E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt/ Përplaset anija, 3 viktima



Një aksident ka ndodhur në Egjipt, në Sharm el Sheik, pasi një anije kroçierë është përplasur me molin , duke shkaktuar edhe viktima. Anija italiane me emrin "Bregu europian" me 147 persona në bord, është përplasur në rezortën e Sharm el Sheikut , duke vrarë 3 marinarë dhe duke plagosur 4 turistë. Ndër ta, është edhe një shtetas italian i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në kushte të stabilizuara të shëndetit. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet zyrtare egjiptiane. Ndër 4 turistët e plagosur, janë edhe tre gra britanike, lajm ky i konfirmuar nga disa media online që citojne shërbimin e "France Presse" në gjuhën angleze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›