E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrata e re De Rossi humb durimin


Cështja e rinovimit të kontratës së De Rossi-t është kthyer në një problem të madh për skuadrën e Romës. Mesfushori italian nuk është i kënaqur me bisedimet që po zhvillohen me drejtuesit e klubit duke e komplikuar gjithnjë e më shumë këtë cështje.

Kontrata aktuale e De Rossi-t skadon në muajin qershor të vitit të ardhshëm, por deri tani futbollisti nuk ka marrë asnjë propozim konkret për zgjatjen e saj. Kjo ka bërë që De Rossi të humbasë durimin me situatën e krijuar nga e cila mund të përfitojnë skuadrat angleze të Manchester City-t dhe Arsenal.

Sheiku Mansur prej kohësh është vënë në ndjekje të De Rossi-t për të cilin është bërë gati edhe kontrata me një pagë prej 9 milionë euro në sezon. Ndërsa Arsen Venger është gati t’ia besojë plotësisht italianit mesfushën e Arsenalit.

Ndërkaq Roma po kërkon të bëjë përforcime të tjera. Objektivi i radhës për verdhekuqtë është blerja e një mbrojtësi, pasi është reparti që ka më shumë probleme duke parë edhe dëmtimin e rëndë të Burdisos.

Në listën e Sabatinit, emrat që përfshihen janë ata të Gastaldelos nga Sampdoria,  Silvestre nga Palermo, Canini nga Kaljari apo të rinjtë amerikano latinë Fontanini e Dedè.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Low: Gjermania ka rritur nivelin
Joachim Low, trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit, mendon se ekipi që ai drejton ka përparuar shumë gjatë vitit të fundit dhe tashmë është “afër nivelit të Spanjës”. Botërori i klubeve, shorti ndihmon Barcelonën
Për Barcelonën duket se nuk do të jetë e vështirë për të siguruar finalen e Botërorit të klubeve që do të zhvillohet në Japoni në muajin dhjetor. Juventus në gjurmët e Hummels
Juventus është ende në kërkim të një mbrojtësi. Për bardhezinjtë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të arritur te Rodolfo dhe për këtë arsye ata po kërkojnë të sjellin në Torino, Mats Hummels nga Borusia e Dortmundit Galliani: Drogba? Nuk flas për merkaton
Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, nuk ka pranuar të flasë për mekaton e janarit duke u shprehur se i vetmi futbollist që pret të shohë në fushë me fanellën kuqezi është Gennaro Gattuso. FSHF: Nuk ankohemi tek UEFA për racizmin
Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur që të mos ankohet tek UEFA për thirrjet raciste të grupimit të tifozëve “Majmunët”, në miqësoren që Shqipëria barazoi 0-0 me Maqedoninë.

Lajmet kryesore

Karburantet, arrestohen 14 zyrtarë
Raprezalje në Inspektoriatin e Metrologjisë, nën akuzë edhe drejtuesit
Ngrihet Komisioni i Reformës

Fyle: Pranë fundit të ngërcit
Ligji i ri për bankat
Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›