E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori i klubeve shorti ndihmon Barcelonen


Për Barcelonën duket se nuk do të jetë e vështirë për të siguruar finalen e Botërorit të klubeve që do të zhvillohet në Japoni në muajin dhjetor.

Skuadra katalanase, që konsiderohet si pretendentja kryesore për të fituar këtë aktivitet, u ndihmua edhe nga shorti.

Në gjysmëfinale, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola arriti të shmangë meksikanët e Monterrej dhe në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ciftit Al Saad-Esperans, skuadra këto që paraqesin një rrezik minimal për kampionët e Europës në letër.

Ndërkaq, Santos ka shumë mundësi që të ketë si skuadër rivale në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve skuadrën e Monterrej. Por meksikanët fillimisht duhet të luajnë cerekfinalen e këtij aktiviteti që do ta luajë me fituesen e ndeshjes mes Oakland City dhe skuadrës që do të shpallet kampione e Japonisë.

Përsa i përket finales së Botërorit të klubeve ajo do të luhet në 18 dhjetor në 10:30 sipas orës europiane.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Low: Gjermania ka rritur nivelin
Joachim Low, trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit, mendon se ekipi që ai drejton ka përparuar shumë gjatë vitit të fundit dhe tashmë është “afër nivelit të Spanjës”. Kontrata e re, De Rossi humb durimin
Cështja e rinovimit të kontratës së De Rossi-t është kthyer në një problem të madh për skuadrën e Romës. Mesfushori italian nuk është i kënaqur me bisedimet që po zhvillohen me drejtuesit e klubit duke e komplikuar gjithnjë e më shumë këtë cështje. Juventus në gjurmët e Hummels
Juventus është ende në kërkim të një mbrojtësi. Për bardhezinjtë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të arritur te Rodolfo dhe për këtë arsye ata po kërkojnë të sjellin në Torino, Mats Hummels nga Borusia e Dortmundit Galliani: Drogba? Nuk flas për merkaton
Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, nuk ka pranuar të flasë për mekaton e janarit duke u shprehur se i vetmi futbollist që pret të shohë në fushë me fanellën kuqezi është Gennaro Gattuso. FSHF: Nuk ankohemi tek UEFA për racizmin
Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur që të mos ankohet tek UEFA për thirrjet raciste të grupimit të tifozëve “Majmunët”, në miqësoren që Shqipëria barazoi 0-0 me Maqedoninë.

Lajmet kryesore

Karburantet, arrestohen 14 zyrtarë
Raprezalje në Inspektoriatin e Metrologjisë, nën akuzë edhe drejtuesit
Ngrihet Komisioni i Reformës

Fyle: Pranë fundit të ngërcit
Ligji i ri për bankat
Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›